Suedi: Vjen në Pushtet e Djathta Ekstreme & e Djathta e Qendrës

“Një qeveri për të gjithë Suedinë dhe të gjithë qytetarët” do të formohet nga Ulf Kristersson, lideri i Partisë së Moderuar dhe kandidati i djathtë për kryeministër, i cili mbështetet nga e djathta ekstreme, e cila tani do të mbajë një pjesë të pushtetit.

“Tani do të filloj detyrën e formimit të një qeverie të re që mund t’i kryejë punët, një qeveri për të gjithë Suedinë dhe të gjithë qytetarët”, u tha Kristersson gazetarëve.

Kryeministrja socialdemokrate Magdalena Andersson pranoi humbjen e së majtës në zgjedhje duke thënë se, rezultatet tregojnë se fitoi koalicioni i së djathtës dhe se ne dështuam.

Mesa duket nga numri i votave, e djathta e bashkuar do të ketë 176 vende në parlament, nga 349 deputetë dhe qendra e majtë do të ketë 173 vende.

Rezultati do të duhet të konfirmohet zyrtarisht, gjë që ka të ngjarë të ndodhë gjatë fundjavës.

Zgjedhjet shënojnë një moment vendimtar për politikën suedeze pasi e djathta ekstreme suedezë e pozicionuar kundër politikave migratore të Bashkimit Europian dhe kundër edhe politikash të tjera të BE-së, e cila deri më tani ishte e izoluar nga partitë kryesore, që prej kohës kur hynë për herë të parë në parlament në vitin 2010, tani është gati të fitojë ndikim mbi politikën e qeverisë suedeze, si pjesë e saj.

E djathta ekstreme mori 20.6% të votave, duke kaluar të moderuarit me 19.1% dhe duke u bërë partia më e madhe e djathtë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ukraina Merr Garanci për Anëtarësim në NATO – Rusia: "Do Ta Shikoni Tokën Të Digjet & Betonet të Shkrijnë!"

Next Story

Tentativë për të Vrarë Zelenskin? – Një Makinë Ka Përplasur Limuzinën e Tij & Një Automjet të Eskortës së Tij

Latest from Info