Çensurë Fjalës në Neodiktaturën Globale të Perëndimit

/

Do që të informohesh nga burime që je informuar dikur? Nuk të lejon më Perëndimi!

BE dhe SHBA, neodiktatura globale (dykontinentale për momentin), neokomunizmi global sot, ka fytyrë më të keqe se ajo e Leninit, Stalinit, si dhe janë më përbindësha se ata, sepse janë shumë më të kamufluar.

Në Kushtetutën Amerikane Liria e Fjalës dhe shprehjes zë vendin e Panteonit në Librit e shkruar nga Etërit e Amerikës. Sot, që Amerika nuk drejtohet më nga Etër, por nga Lugetër, të privon ty nga e drejta e fjalës dhe shprehjes.

Ja kjo është fytyra e Amerikës sot, demokracisë shterpë, të thatë dhe të pafytyrë, demokracisë së zhubravitur krevateve të orgjive dhe të zverdhur sallave të ceremonive satanike, demokracisë që aborton bijtë e saj më të mirë dhe fronëzon në pushtet, në më të paktën, njerëz të padenjë.

Europa plakë, mëma e bijës Amerikë, gjithashtu e shtirur, dhe sa më shumë plaket aq më të patakt e ka shtirjen, kjo Europë që shkel mbi veten sa herë të mundet, po degradon. Të tjera thotë dhe respekton Doktrina Europiane e Lirive dhe të të Drejtave të Njeriut dhe të tjetra aplikon Karakatina “Union”, që sot është veçse një organizëm malinjë në trupin e europianëve dhe qeveritë e vendeve janë veçse metastaza të saj mbi popuj me histori dhe vlera. Krim!

E shikoni dhe e kuptoni ku kemi katandisur, apo akoma në jerm?

Të spërkaturit e mi europianë, të vaksinuarit e mi europianë, unë e di pse jeni kështu, sepse ju bënë kaq shumë të besoni tek shteti sa nuk i besoni dot realitetit ulëritës, ekzakt siç bën e keqja, që kur do që të të përfshijë, të shfaqet si “ëngjëll” dhe pasi i je dorëzuar djallit të trajton ashtu siç e ka për natyrë.

Dikur Perëndimi kishte një armik, ishte komunizmi (diktatura, totalitarizmi), sot armiku i Perëndimit janë Njerëzit.

Njeriu dëmton Klimën;

Njeriu dëmton Mjedisin;

Njeriu dëmton shëndetin e njeriut tjetër;

Njeriu ka mbipopulluar Globin;

Njeriu rëndon Financat e shtetit;

Njeriu, sipas Doktrinës së re të Karantinës dhe Karakatinës “Union” është i tepërt, armik i universit.

***

Është mirë që disa njerëz të kupolës të kuptojnë se nuk luhet me lirinë e fjalës dhe të shprehjes, madje me asnjë lloj lirie dhe të drejte. Me disa gjëra nuk luhet!

Demokracia e dashur Europë nuk mund të kuptohet pa lirinë e fjalës dhe shprehjes. Por ndoshta kot i drejtohem kësaj Europe, që edhe mermerët e Parthenonit, atje ku Liria e Fjalës ishte themeli i Shtetit të Athinës, ja shkuli dhe ja vodhi për t’i vënë në stenda muzeumesh. Europa e fasadës, Europa e materies, që nuk ka asnjë farefisni me fjalën e lirë, por që ka për pjellë fjalën e imponuar, e thënë ndryshe propagandën.

Demokracia nuk mund të ekzistojë pa lirinë e fjalës dhe nuk mund të jetë pjesë e demokracisë fjala e imponuar, propaganda. Europa ka bërë 2400 vite prapa, regres konsistent, i vetëdijshëm, regres me plan të qartë. Asgjë nuk ka mbërritur deri këtu spontanisht, asgjë.

Diktaturat synojnë mendjen e njeriut, formën e të menduarit dhe sot Perëndimi është pikërisht në fazën e ndalimit të fjalës dhe imponimit të mendimit, me të gjitha format, me protagoniste në fjalën imponuese apo propagandën, Media-n, për të cilën investohet gjithçka, si okupatori dhe manipulatori më i mirë i turmave.

Kupola e Eupopës, por edhe e Amerikës, harron, ose nuk do që ta pranojë se ka shumë njerëz që janë jashtë vathës, që janë zgjuar, ka shumë njerëz që nuk i kontrollon dot dhe as nuk iu imponohet dot, sepse e kanë refuzuar që sapo e kanë njohur këtë strukturë hibride drejtimi socio-politiko-ekonomik dhe nuk kanë për ta pranuar kurrë, si të tillë.

Dhe sa më shumë çensurë, aq më shumë rebelë do të prodhojë shorëria.

Jetojmë në Europën që për të qarkulluar kemi orare të caktuara, apo që për të dalë nga shtëpia duhet t’i dërgoj ‘SMS’ shtetit. A nuk është kjo diktaturë?

Nuk kemi gaz na thotë qeveria, këtë na thonë ata që na u lutën dhe na u përgjëruan që të na menaxhojnë financat duke na kërkuar votën, ndaj duhet të bëni ekonomi na thonë, të pranoni të keni ftohtë brenda në shtëpi, të pranoni t’ju pritet energjia elektrike e të tjera si këto, privime të nevojave bazike. Po pse e gjithë kjo e dashur Europë? Nuk i kemi paguar taksat? Nuk i jemi bindur ligjit? Përkundrazi, i kemi përmbushur të gjitha detyrimet.

Dhe nuk menduan asnjëherë se duhet të japin dorëheqjen të gjithë dhe të zhduken nga faqa e dheut, sepse na paskan çuar drejt katastrofës, kanë hartuar politika të dështuara, kanë zbatuar strategji rrënuese për ekonominë e gjithkujt dhe të tjera bëma dhe gjëma në kurriz të europianëve, me paratë e europianëve. Krizat kanë shkaktarë, ata duhet të paguajnë, ata duhen ndëshkuar, populli nuk ka pse të preket nga kriza, sidomos ekonomike, në sistetme presupozohet të mirëorganizuara.

Popull, ah popull popull i sillazhit propagandë, që i beson akoma shtetit, popull dembel i asistencës sociale, gjysmak e pa kurajo. Qeveria të thotë kurse ti tani energji, sepse unë vodha dhe populli bindet. Shtërngo dhëmbët ti tani dhe vish dhe një pulover më shumë në shtëpi, sepse unë bëj politikat që më imponon Amerika dhe vetëvritem duke krijuar konflikt me partnerin strategjik, Rusinë. Ushqehu më pak, lahu më pak, me ujë të ftohtë mundësisht, qarkullo më pak, mundësisht hiç fare, mësohu me minimumin jetik, sepse jemi në fazë tranzitore, po shkojmë drejt një rendi tjetër.

Ah popull që gjithmonë shkruajnë historinë për ty, pa ty!

Ja pse jemi në Diktaturë:

  1. Kudo na janë vendosur masa diktatoriale dhe në të gjithë botën thuhen dhe përsëriten të njëjtat fjalë, kopje karbon, nga gojët e pista qeveritare;
  2. Ata që i zbatojnë masat kufizuese, ata që orë e çast lajnë duart, thonë frazën tipike të sistemeve totalitare “unë zbatoj rregullat”;
  3. Mendimit ndryshe i bëhet luftë e hapur, ndëshkohet, gjobohet, ose bëhet “block” (rrjete sociale);
  4. Argumenti për të kundërtën e asaj që na ofrojnë, quhet konspiracion, teori konspirative;
  5. Të pabindurit tregohen me gisht si prishës të rregullit, si përhapës të sëmundjes, si terroristë. Kur nuk ua mbyllin dot gojën, i vrasin duke ua “hequr zërin” (sistemi dhe teknologjia të bën të padukshëm, si të jesh i vdekur);
  6. Drejtësia nuk funksionon, sepse është në duart e qeverive karantinë – karakatinë, dhe jo vetëm kaq është sistemi kryesor i shbërjes së vlerave njerëzore, “giotina” që nëse hyn për gjykim, do të të nxjerrin të zhveshur;
  7. Asnjë masë kufizuese nuk është e argumentuar pse merret, pse vendoset, thjesht është vendim për zbatim;
  8. Çdo politikë që zbatohet është kundër individit, lirive dhe të drejtave të tij;
  9. Qytetarit, njeriut, sistemi i sillet si të jetë terrorist, apo keqbërës;
  10. Media është gjeneratori i propagandës (fjalës së imponuar), tipike për sisteme totalitare, të gjitha Media-t thonë të njëjtën gjë, kudo dhe nëse ka ndonjë që del nga linja, bllokohet;
  11. Sistemi merr vendime të menjëhershme dhe të papritura dhe e gjen qytetarin të papërgatitur për terrorin që i servirin, shoqëruar kjo me sanksione nëse sjell kundërshti;
  12. Ndalohet të mblidheni në grupime të mëdha, “vini re, vini re”;
  13. Sistemi ka frikë afrimin social, ndaj propagandon distancën sociale, sepse është duke gatuar instalimin përfundimtar të neodiktaturës dhe nëse larg qoftë takohemi, mund të zgjohemi;
  14. Opozitat politike në të gjitha vendet, kanë “vdekur”, nuk ekzistojnë;
  15. Kisha po bëhet një me sistemin dhe kjo është shenja e kohëve eskate që po jetojmë (një orë e më parë ardhtë përplasja);
  16. Të krishterët nuk po festojnë dot më Pashkë dhe Krishtlindje nëpër Kisha dhe altarë;
  17. Në leksikun, apo terminologjinë tonë të së përditshmes kanë futur fjalë të reja, për të na shkëputur nga e shkuara, atë duhet patjetër ta harrojmë, në mos totalisht, pjesërisht, sepse e shkuara mund të na bëjë rebelë;
  18. Për zgjatjen e masave kufizuese, që fillojnë zakonisht për 15 ditë dhe po mbyllet viti i 3të, fajin e ka gjithmonë qytetari që nuk bindet;
  19. Gjithçka që shkruhet dhe thuhet publikisht, mes një algoritmi gjurmohet dhe nëse je kundër linjës së sistemit, sistemi të zhduk, literalisht;
  20. E vërteta vihet në pranga, gjurmohet, kontrollohet dhe kur nuk hesht ekzekutohet.

***

Njeriu është ëndërra e një hijeje. Dhe mesa duket ka të drejtë Irodoti kur thotë: “ta dini që rrethanat sundojnë njerëzit dhe jo njerëzit rrethanat”.

“Çfarë është një njeri? Mendje e mishëruar, enë shpirtërore, banesë e estetikes, banesë e një jete të shkurtër, shpirt në mundim, krijesë e lojës së fatit, gardian i kohës, organ ngritur mbi eshtra, përndjekës i jetës, renegat i dritës, i dëshiruar i tokës.” (Sekundos Siopilos)

Sot, në Matriks, njeriu është një SHIFËR!

2 Comments

  1. Shumë shpejt e dashur çupë,do të izolohesh nga çenzura perëndimore.
    Ti e “ke kaluar vijën e kuqe” !!!
    Lajme që jep dhe mendimet,janë të sakta!
    Kjo bie ndesh me atë që jep propaganda neokomuniste perëndimore!
    Të këshilloj që këtë faqe t’a kalosh në programe të tjera në mënyrë që të informohemi dhe ty të mos të të mbyllin gojën!
    Nuk je vetem ti që do bllokohesh, prandaj kërkoj alternativë për të patur kontakte.
    Mund të n’a këshillosh se cilat programe nuk janë të varura nga perëndimi?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"You Night You Night Europe" - Në Europë Secili Shikon Hallin e Tij

Next Story

Cunam Diellor Shkatërron 38 Satelitë të Elon Mask "Space X"!

Latest from Info