Si do të Ishte Koloseu Rrethor & Sagrada Familia e Plotë? – Software i Dronëve që Transformon Ndërtesat!

/

Shihni ilustrimet e monumenteve të famshme arkitekturore në foron e artikullit dhe në fund të shkrimit.

A mund të ketë qenë Koloseu një rreth i plotë? Si do të dukej Sagrada Familia nëse do të përfundonte? Këto ishin disa nga mendimet e artistëve të Studios Holandeze DRIFT për disa ndërtime të mrekullueshme.

Dyshja artistike e studios shfaqin përpjekjet e tyre për të përmirësuar softeare-in e dronëve që ata kanë zhvilluar për të krijuar përmasa reale të monumenteve të famshme arkitekturore, ndërsa ato restaurohen, ose përfundojnë.

Duke përdorur ‘skulptura’ ajrore, instalime dhe performanca ekipi multidisiplinar punon për të transformuar hapësirën me vepra arti eterike që shndrisin.

“Të gjitha veprat e artit kanë aftësinë për të transformuar hapësirat. Parametrat e kufizuar të një muzeu apo një galerie arti nuk janë gjithmonë të denja për një grup veprash; shpesh, përkundrazi, nxjerrin në pah dinamikën e tyre në sferën publike, ose përmes arkitekturës”, nënvizuan artistët holandezë, duke folur për Designboom, siç raporton Agjencia e Lajmeve të Athinës.

Që nga viti 2020, studio DRIFT, në bashkëpunim me Drone Stories dhe Nova Sky Stories, ka përdorur teknologjinë e saj të dronëve për të riimagjinuar të ardhmen e arkitekturës. Qëllimi i saj është që të ndihmojë arkitektët në zbatimin e projekteve të tyre në të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Si e Shohim Rozën Kur Ajo Nuk Ekziston Si Ngjyrë?

Next Story

Hewlett-Packard do të Shkurtojë 4000 Deri në 6000 Vende Pune

Latest from Info