“Shanghai Cooperation Organisation” (SCO) është një organizatë euroaziatike politike, ekonomike dhe për sigurinë. Në terma gjeografikë dhe demografikë është Organizata më e madhe Rajonale, që mbulon si territor afro 60% të zonës euroaziatike, 40% të popullsisë së globit dhe 30% të GDPsë në nivel global.
“Organizata e Bashkëpunimit të Shangait” u formua në vitin 1996 midis Republikës Popullore të Kinës, Kazakistanit, Kirgistanit, Rusisë dhe Taxhikistanit.
Më 15 qershor 2001, udhëheqësit e këtyre vendeve, si dhe udhëheqësi i Uzbegistanit u takuan në Shangai për të prezantuar Organizatën e reformuar në funksione me qëllim një bashkëpunim më të thellë politik dhe ekonomik.
Anëtarët e kësaj Organizate nuk janë më 5 vendet themeluese, por 9 vende anëtare.
Si më poshtë anëtarët dhe shtetet e tjera që aderojnë si vëzhgues, partnerë për dialog, apo të ftuar, vende të mundshëm për anëtarësim.
Vende Anëtare
1. Kina
2. India
3. Irani
4. Kazakistani
5. Kirgistani
6. Pakistani
7. Rusia
8. Taxhikistani
9. Uzbegistani
Vende Vëzhgues
1. Avganistani
2. Bjellorusia
3. Mongolia
Vende Partenere për Dialog
Armenia
Azerbajxhani
Kamboxhia
Egjipti
Nepali
Katari
Arabia Saudite
Sri Lanka
Turqia
Organizata drejtohet nga Kryetari i Këshillit të Shteteve Anëtare, si trupi suprem i vendimmarrjes dhe mblidhet 1 herë në vit.