Pfizer: Tërhiqet nga Interesit për COVID-19 – Nuk Është më Fitimprurëse – Investon në Medikamente Kundër Tumorit

/

Kompania u përball me rënie të theksuar të të ardhurave të saj në vitin 2023.

Kompania farmaceutike Pfizer është gati të dalë nga fusha e kërkimit për vaksina të reja Covid-19, pasi shitjet nuk janë më fitimprurëse.

“Tani, kompania po fokusohet në medikamentet e tumorit, për ta ndihmuar atë të rifitojë pozitën e saj pas një viti të vështirë të shënuar nga një rënie e shpejtë e fitimeve në biznesin e saj, për shkak të vaksinave Covid”, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Pfizer zbuloi fushën e re të fokusit të saj, atë onkologjike, gjatë një aktiviteti zhvillluar javën e kaluar, si dhe kishte një reklamë verbuese 60 sekondash të stilit ‘Super Bowl’, për të joshur investitorët e saj.

Ndryshimi vjen në një moment kritik për Pfizer. Gjigandi farmaceutik po përpiqet të forcojë besimin e investitorëve, pasi aksionet e saj ranë më shumë se 40% në vitin 2023.

Kjo rënie e aksioneve fshiu më shumë se 100 miliardë dollarë nga vlera e tregut të Pfizer.

Së bashku me rënien e kërkesës për produktet e saj Covid, Pfizer zhgënjeu Wall Street-in vitin e kaluar me lançimin e një pilule të re diete, që nuk pati pritshmëritë fillestare.

Kompania ka nisur një program për uljen e kostove prej 4 miliardë dollarësh, duke pushuar nga puna qindra punonjës dhe duke ulur shpenzimet e kërkimit dhe zhvillimit.

Gjatë ditës së investitorëve, Pfizer përcaktoi prioritetet e saj me blerjen e kompanisë “Seagen”, kompani e medikamenteve kundër tumorit.

Blerja prej 43 miliardë dollarësh e “Seagen” dyfishoi medikamentet onkologjike të Pfizer në 60 programe të ndryshme eksperimentale.

Me “Seagen” nën brezin e saj, Pfizer thotë se mund të prodhojë të paktën tetë medikamente të reja kundër tumorit deri në vitin 2030, nga pesë që prodhon sot.

Por kompania nuk ka zbuluar se cilat janë barnat që mund të ofrojnë këtë potencial.

Disa analistë vunë në dukje se mund të duhen disa vite që disa nga medikamentet e tumorit të fazës së mesme të Pfizer, të tregojnë të dhënat kryesore të provave klinike dhe të bëhen më pak të rrezikshme.

Portofoli ekzistues i onkologjisë i Pfizer po përballet gjithashtu me një presion konkurrues. Megjithatë, disa analistë dolën nga dita e investitorëve duke u ndjerë të inkurajuar.

“Kompania përballet me një sërë sfidash, por ne besojmë se aktiviteti ishte i suksesshëm në hartimin e një rruge për biznesin e onkologjisë, për të kompensuar humbjet e ardhshme të patentave dhe për të nxitur rritjen dhe ecjen përpara”, shkruajtën analistët e Guggenheim.

Boshoff theksoi shkallën e aftësive të Pfizer, duke vënë në dukje se ajo ka 10 fabrika prodhuese që prodhojnë medikament / barna kundër tumorit në tre kontinente, ndërsa “Seagen” kishte vetëm një. Ai gjithashtu vuri në dukje praninë komerciale të Pfizer në më shumë se 100 vende dhe një ekip tregtar që përballet me klientët, që janë tre herë më shumë se numri i klientëve të “Seagen”.

Pfizer nuk dha një parashikim specifik të shitjeve për ekskluzivitetin e saj të onkologjisë deri në vitin 2030. Megjithatë, kompania tha se pret që rreth dy të tretat e të ardhurave të onkologjisë do të vijnë nga barnat e reja dhe indikacionet e reja – ose përdorimet e trajtimit – për produktet ekzistuese, deri në fund të dekadës rendëse.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Nga Bibla, Disa Fjalë për Gruan

Next Story

Pamje Mbresëlënëse që na Kujtojnë Shkrimet e Shenjta

Latest from Info