Vendet në funeralin e Mbretëreshës Elizabet II kishin protokoll të rreptë dhe strikt për krerët e shteteve që ishin ftuar të merrnin pjesë.
Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Zonja e Parë u ulën në rreshtin e 14të në Westminster Abbey (prapa presidentëve të Polonisë dhe Francës) në funeralin e Mbretëreshës Elizabets II.
Ndonëse president i SHBA-së, Joe Biden u ul në pozicionin e përcaktuar me protokoll, pra direkt pas mbretërve të Europës, ndërsa përballë tij (në krahun tjetër) disa rreshta më përpara, u ulën presidentët e shteteve, si Emmanuel Macron.
Çifti Biden mbërriti në funeralin shtetëror me makinën e tyre presidenciale “Beast” me një eskortë private, ndërsa liderët e tjerë të botës respektuan protokollin dhe udhëtuan me autobusët e vënë në dispozicion nga Administrata e Mbretit Çarl.
Protokollet e sigurisë amerikane për presidentin janë të rrepta dhe kërkonin që ai të udhëtonte në makinën e blinduar dhe me mjete sigurie rreth tij.
Pozicionet, vendet që do të uleshin të ftuarit në funeralin e Elizabetës II kishin një protokoll të rreptë për krerët e shteteve, kryeministrat dhe presidentët, anëtarët e familjeve mbretërore europiane dhe të ftuarit e tjerë, të cilët në total arritën në afro 2.000 persona.
Të ftuarit ishin ulur majtas, djathtas dhe përballë ‘platformës’ ku ishte vendosur arkivoli i Mbretëreshës.
Pse kaq prapa në “renditje” pozicionimi planetarku Biden? Lexojeni drejt, është mesazh shumë domethënës. Asgjë nuk ndodh rastësisht në Mbretërinë Britanike.