“Emigrantët duhet të mirëpriten”, tha Papa Françesku sot, pikërisht sot, në ditën e zgjedhjeve në Itali, me qëllim që të ndikojë kristianët e Kishës, por mesa duket ka patur efekt të kundërt në popull.
Françesku deklaroi se është kundër ‘ngritjes së mureve kundër vëllezërve dhe motrave’, që vijnë si klandestinë nga deti.
Françesku udhëtoi në Italinë e Jugut këtë të dielë zgjedhjesh, ndërsa italianët po shkojnë në kutitë e votimit për zgjedhjet e përgjithshme dhe që po japin një mesazh përfshirë edhe emigracionin klandestin.
Giorgia Meloni dhe aleati i saj Matteo Salvini, të cilët pritet të jenë pjesë e një koalicioni fitues të krahut të djathtë, janë zotuar të rifillojnë një goditje të rreptë ndaj emigrantëve që mbërrijnë në Itali nga deti dhe jo vetëm. Meloni ka bërë thirrje për një “bllokadë detare”, ndërsa Salvini propozon ringjalljen e ligjeve të ashpra të sigurisë kundër emigrantëve, që ai solli si ministër i brendshëm në periudhën 2018-2019.
Papa nuk iu referua në mënyrë eksplicite zgjedhjeve gjatë meshës që mbajti në një mjedis të hapur, por nuk harroi të fliste për emigrantët, që siç u tha italianëve, “pasurojnë shoqërinë dhe mund t’i ndihmojmë që të rriten në nivel social, ekonomik, kulturor dhe shpirtëror dhe duhet t’i mirëpriten dhe t’i mbështesim që të integrohen”. (Një nga momentet e pakta që mesa duket e ka përdorur vërtet Perëndia për të bërë të tilla deklarata.)
Duke vënë në dukje se e diela është Dita Botërore e Emigrantëve dhe Refugjatëve të Kishës Katolike, Françesku bëri thirrje për një të ardhme në të cilën emigrantët dhe viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore mund të jetojnë “në paqe dhe dinjitet”.
Ritheksoj se nuk foli fare për zgjedhjet parlamentare, për të cilat po flet e gjithë bota. Nuk është e vështirë besoj, që gjithkush të kuptojë rolin e Papës.