Çfarë Dëshiron Perëndimi & Çfarë po Shmang Putin

Arsyeja pse Presidenti Vladimir Putin shpalli një operacion special ushtarak dhe jo një luftë me Ukrainën, ishte sepse ai donte të shmangte atë që po ndodh pikërisht tani.

Rritja e fuqisë ekonomike të Rusisë gjatë njëzet viteve të fundit nuk bazohet në mbledhjen e interesave nga kreditë, apo nga përgatitja / “gatimi” i të dhënave fiskale dhe numrave të vdekur dixhitalë, por bazohet në pasurinë e saj reale, që është gazi natyror, nafta, gruri dhe fertilet / mbetjet. Kjo pasuri natyrore është e pashtershme dhe mund të ushqejë planetin me shekuj, e bazuar kjo edhe në vetë studimet e ekspertëve perëndimorëve.

Nga ana tjetër, bota perëndimore, tashmë prej më shumë se njëzet vjetësh, ka bërë vetëvrasje financiare, pasi për arsye vallaha ekologjike, i dëboi të gjitha industritë nga territori i saj dhe i dërgoi në vendet e botës së tretë, për të cilat çuditet tani që janë zhvilluar. Pyes Perëndimin: Atje ku e çuat industrinë nuk ndotet planeti? Bëj pyetje të tilla, naive, që të kuptoni sesi tallen dhe se për sa idiotë na kanë të klasifikuar në referencat e tyre.

Kështu, Europa dhe Perëndimi humbën dhjetëra miliona vende pune, popullsia perëndimore filloi gradualisht të mos varej tek puna e saj, por tek shteti. Si? Teksa dikush humb një vend pune, del shteti shpëtimtar dhe i jep asistencë financiare, nuk janë shuma të mëdha, por të mjaftueshme për t’u ushqyer. Kështu pra europiani i mirëqënë nga aftësia e tij për të punuar dhe për të kontribuar në ekonomi, po shndërrohej në një qytetar pasiv që e mëkon shteti për të mbijetuar, në këtë formë është edhe më i pavullnetshëm, edhe më pak rebel edhe tejet i çfokusuar nga ato që bën shteti, mjafton t’i japë mbështetjen ekonomike, sepse tani ka filluar të jetë disi anadollak për nga dembelizmi që iu ushqye këto 20 vite.

Kjo taktikë varfërimi nuk mundi t’i imponohej Rusisë, ku në përgjithësi bota perëndimore nuk ishte në gjendje të impononte asgjë metodë të sajën, nuk mundi të bënte asnjë ndërhyrje në Rusi, ndaj vendosi që shkatërrimin ekonomik të Rusisë ta sillte mes reduktimit e shkëmbimeve tregtare të saj me pjesën tjetër të botës, Perëndimin në fakt.

Kali i Trojës për ta bërë këtë është një vend historikisht inekzistent dhe i krijuar nga sovjetikët, Ukraina, e cila ekziston duke patur nën kufijtë e saj territore të Rusisë, Polonisë dhe Rumanisë (kjo është arsyeja pse është kaq e madhe). Më duket shpesh si një mikroradiografi e Maqedonisë së Veriut, që nuk ekziston për nga pikëpamja historike, por ekziston si shtet dhe zotëron toka greke, bullgare, serbe dhe shqiptare.

Pra, për ta thënë shkurtimisht, Perëndimi është përpjekur për më shumë se dhjetë vjet të tërheqë Moskën në një luftë me Ukrainën, në mënyrë që ajo të mos investohej në tregti dhe zhvillim, bazuar në pasuritë e saj të vërteta, por të angazhohej në një përplasje.

Kjo është ajo që Putin po përpiqej të shmangte, por mesa duket nuk mundi sepse Perëndimi po përdor tani gjithçka ka dhe nuk ka, për të pajisur një ushtri të madhe, të përbërë jo vetëm nga ukrainas, por edhe nga mercenarë nga i gjithë planeti.

Kjo e detyron Putinin të marrë fuqinë punëtore dhe intelektuale, nga ekonomia aktive dhe ta vendosë në dispozicion të luftës. Ai po detyrohet të ndryshojë tani drejtimin e prodhimet të fabrikave, të cilat në vend që të përgatisin produkte për eksport, do të prodhojnë ato produkte që i duhen luftës.

Në të njëjtën kohë, SHBA dhe BE po shkatërrojnë çdo ekonomi private, çdo sipërmarrje me masat dhe sanksionet që vallaha morën kundër Rusisë dhe me të cilat në fakt po subvencionojnë europianin për të mbijetuar, duke ndjekur objektivin që është vazhdimi i luftës në Ukrainë.

Në pamje të parë, Media dhe kanalet e propagandës na krijojnë iluzionin virtual sikur e gjithë bota është në luftë me Rusinë, me bomba që bien anë e mbanë dhe me popullsinë botërore që vuan pasojat ekonomike të një lufte, por pa prishur infrastrukturën e saj dhe pa reduktuar aftësinë e elitave në pushtet për të kontrolluar popullsinë e botës, pasi të gjitha rrjetet funksionojnë normalisht dhe të gjitha mjetet dixhitale të cenimit dhe detyrimit vazhdojnë punën e tyre sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Deri më sot nuk kemi luftë të mirëfilltë, është e vetëkuptueshme që lufta do të ishte e mirëfilltë kur të shkatërrohej çdo infrastrukturë e prodhimit të energjisë, komunikimit, transportit, urave, rrugëve, ndërtesave qeveritare, etj. Kjo që po shohim është ende një parodi e luftës së NATOS dhe Ukrainës, nga ana tjetër Rusia është në pritje.

Ajo që po ndodh në këtë moment është zbatimi i planit të Perëndimit për të shkatërruar Rusinë.

Presidenti Putin për të dalë nga hendeku, qoftë edhe ngadalë, do të duhet të mbledhë një ushtri dhe material luftarak të denjë për Rusinë dhe të shtypë Ukrainën brenda një kohe të shkurtër, duke përdorur fuqinë e tij të vërtetë ushtarake.

Atëherë, ai thjesht do të presë shkatërrimin, jo të ekonomive tashmë të shkatërruara të shteteve europiane dhe të SHBAsë, por të ekonomive individuale të banorëve të Perëndimit, që do t’i kthejë ata kundër marionetave politike që imitojnë apo luajnë rolin e kryeministrave dhe presidentëve të tyre, pasi në fakt drejtimi i botës bëhet nga një vatër, nga një celulë e vetme.

Për momentin jemi ende në operacione lufte, nëse Perëndimi nuk tërhiqet, rruga drejt luftës reale është e pashmangshme. Dhe mesa duket Perëndimi synon luftën dhe jo paqen!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Putin: Ky Është Plani i ΝΑΤΟs për Rusinë!

Next Story

Papa Ditën e Zgjedhjeve në Itali Bëhet Zëdhënësi i 'Kabalës' BE & Klandestinëve

Latest from Opinione