Moska Kërcënon Londrën

/

Moskë: “Britania organizoi dhe drejtoi sulmin me dron në Flotën e Detit të Zi, ndaj do të ndëshkohet. Po shqyrtojmë hapat për të ardhmen e afërt”.

Moska ka akuzuar zyrtarisht Britaninë se është përgjegjëse kryesore për sulmin e së shtunës ndaj flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol.

Moska thotë se sulmi është drejtuar dhe koordinuar nga shërbimet speciale britanike, ndërkohë që ka premtuar për hakmarrje.

“Roli i Mbretërisë së Bashkuar në sulmet ndaj flotës ruse të Detit të Zi dhe tubacioneve Nord Stream nuk mund të injorohet thjesht, Moska po shqyrton hapat e saj të ardhshëm.

Sulmi në Gjirin e Sevastopolit u drejtua dhe koordinohej nga shërbimet speciale britanike. Veprime të tilla nuk mund të anashkalohen kurrësesi. Do të mendojmë për hapa të mëtejshëm”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Madje, ai tha se, “Britania e Madhe nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”.

Rusia akuzon britanikët për sulme ushtarake kundër objektivave ushtarake, si dhe civile, pasi Rrjedha e Veriut, konsiderohet objektiv civil.

Sidomos në lidhje me hedhjen në erë të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2, ai tha se, “ka indikacione për përfshirje britanike në sabotim, ose për ta thënë drejtpërdrejt në një akt terrorist kundër infrastrukturës kritike të energjisë”. Përkrah kjo edhe mesazhit të ish kryeministres britanike, dërguar Sekretarit të Shtetit amerikan Blinken, lidhur me gazsjellësin dhe që u hakerua dhe vërtetoi dyshimet e palët ruse.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Suedia & Finlanda Janë Gati të Instalojnë Armë Bërthamore

Next Story

Votuesit e Majtë në Amerikë Akuzojnë Obamën për Luftën Bërthamore

Latest from Info