Alarm në Greqi: Rritet Numri i Vdekjeve me 25% – Shkak Vaksinimi

/

Me ndërhyrjen e tij të re dhe duke përdorur të dhënat e ELSTAT për shtatë muajt e parë të vitit 2022, kardiologu i mirënjohur grek Konstantinos Arvanitis tregon se vdekshmëria totale në Greqi këtë vit, krahasuar me vitin 2020 kur filloi pandemia, tregon një rritje prej 25% pas dy periudhash vaksinimesh masive.

Konkretisht, Konstantinos Arvaniti krahason, bazuar në të dhënat e ELSTAT, vitet para koronavirusit, me vitin e parë të koronavirusit (dmth 2020) dhe më pas dy vitet kur u vendos vaksinimi masiv, pra 2021 dhe 2022.

E gjithë kjo gjithmonë duke krahasuar 7 muajt e parë të çdo viti.

Pra, në epokën para Covid-19 kemi pasur një mesatare prej 73.067 vdekjesh për 2017, 2018 dhe 2019.

Më pas vjen viti 2020, që është viti i parë Covid, por pa vaksina dhe me popullsinë që nuk ka imunitet natyral ndaj virusit të ri.

Vdekjet shënojnë shifrën 73.853 që do të thotë një rritje minimale e vdekjeve prej 1%.

Nga viti 2021 fillon “masakra”.

“Brenda këtij 7-mujori janë administruar afërsisht 10.900.000 doza vaksinash për popullsinë greke. Të vaksinuarit plotësisht në fund të muajit të 7të kishin arritur në 48% të popullsisë, pra pothuajse gjysma e grekëve u vaksinuan. Me gjysmën e popullsisë greke të imunizuar artificialisht, do të pritej (nëse këto preparate ofronin mbrojtje të vërtetë) që nuk do të kishte vdekshmëri të shtuar, pasi kushtet janë më të mira se një vit më parë, kur nuk kishte imunitet. Por, shohim se vdekjet arritën në 80.032, duke shënuar një rritje shumë të ndjeshme prej 9.5%!

Tani le të shkojmë në vitin “magjik 2022”!

Shohim që ka arritur rekord të ri, duke regjistruar 85,043 vdekje, duke thyer rekordin e vitit të kaluar me 5,000 të tjerë, ndërsa ka tejkaluar pritshmëritë me 12.000 vdekje! Këtë vit, me 71% të popullsisë të vaksinuar plotësisht, nëse këto barna do të funksiononin, a nuk duhej t’i ktheheshim normalitetit, pra vdekshmërisë që kishim para vitit 2020? Por në vend të kësaj shohim një rritje të tmerrshme prej 16.4% të vdekshmërisë (shigjeta e kuqe e trashë në skicë).

12.000 vdekje më shumë se sa pritej në 7 muajt e parë, do të thotë një normë vjetore prej mbi 20.000 vdekjesh më shumë sesa pritej për këtë vit!”

Vdekshmëria totale e popullsisë greke është e paprecedent dhe e frikshme!

Apel SHTETIT:

“”DJE” duhet të ndërpriten vaksinimet dhe të urdhërohet një hetim për shkaqet e vdekshmërisë totale, fenomen i paprecedent për nga numri i nënshtetasve të vdekur!

Ky numër vdekjesh nuk mund të vazhdojë me këtë ritëm dhe lidershipi politik nuk mund të bëjë më “veshin shurdh”. Qeveria ka përgjegjësinë absolute të kësaj situate tragjike”.

1 Comment

  1. Pse qeveria ka organe për të mbrojtur qytetarët dhe nuk heton këto organe?
    Nuk ka përgjegjësi ligjore politika që drejton këtë shtet (dmth: qeveria vetë) ?!!
    Kanë vdekur dhe po vdesin qytetarët e saj që i dhanë votën për t’i qeverisur!

Lini një Përgjigje te Pandeli Bezhani Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Akt Terrorist në Rusi -Neonazisti Ukrainas Vrau 13 Persona & Plagosi Shumë të Tjerë

Next Story

Lëvizje 'MAT' e Orban Kundrejt Bashkimit Europian

Latest from Info