Akt Terrorist në Rusi -Neonazisti Ukrainas Vrau 13 Persona & Plagosi Shumë të Tjerë

Neonazisti ukrainas i “Urdhërit Azov” është vrasësi i 13 personave në Rusi.

Ai vrau trembëdhjetë njerëz, duke përfshirë shtatë fëmijë dhe plagosi njëzet të tjerë. U identifikua autori i armatosur që vrau 13 persona, përfshirë 7 fëmijë dhe plagosi më shumë se 20 persona, në një shkollë në qytetin e Izhevsk të Rusisë, rreth 970 kilometra në lindje të Moskës.

Neonazist pro ukrainas i cili kishte veshur një bluzë me svastika. Autori dhe një kamikaz mbanin dy pistoleta dhe një sasi të madhe municionesh.

“Aktualisht hetuesit po kryejnë kontroll në banesën e tij dhe po studiojnë personalitetin e sulmuesit, pikëpamjet e tij dhe rrethin e tij të kontakteve. Marrëdhënia e tij e mundshme me pikëpamjet neofashiste dhe me ideologjinë neonaziste po kontrollohet gjithashtu”, thuhet në një deklaratë të Komisionit Hetimor.

Komiteti Hetimor publikoi një video të shkurtër ku shihet trupi i sulmuesit të shtrirë në dyshemenë e një klase me mobilje të përmbysura dhe letra të hedhura në dysheme.

Presidenti rus Vladimir Putin e quajti masakrën në shkollën e Izhevsk një “akt çnjerëzor terrorizmi”.

“Presidenti vajton thellë vdekjen e njerëzve dhe fëmijëve në këtë shkollë ku ndodhi një akt terrorist”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se mjekë, psikologë dhe neurokirurgë u dërguan me urdhër të Presidentit Putin në Izhevsk. “Presidenti uron shërim të shpejtë të plagosurve në këtë sulm çnjerëzor”, shtoi ai.

Izhevsk, një qytet me pothuajse 650,000 banorë, është kryeqyteti i Republikës Udmurt në qendër të Federatës Ruse, në perëndim të vargmalit malor Ural, i cili ndan Rusinë europiane nga ajo aziatike.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Itali: Personat "Kyç" për Qeverinë e Re të Giorgia Meloni

Next Story

Alarm në Greqi: Rritet Numri i Vdekjeve me 25% - Shkak Vaksinimi

Latest from Info