Referendumi u mbyll në orën 16:00 në të gjitha qendrat e 4 Rajoneve ku u mbajt referendumi për t’iu shkëputur Ukrainës dhe për t’iu bashkuar territorialisht Rusisë.
Rezultatet e para të publikuara nga burime zyrtare ruse, si më poshtë:
▪Zaporizia- 98.19% votuan pro bashkimit me Rusinë (18% e fletëve të numëruara);
▪️Doneck – 97.91% votuan pro bashkimit me Rusinë (14% e fletëve të numëruara);
▪️Lugansk – 97.82% votuan pro bashkimit me Rusinë (17% e fletëve të numëruara);
▪️Kersona- 96.97% votuan pro bashkimit me Rusinë (13% e fletëve të numëruara);
Siç raportohet, miliona banorë të ISH Rajoneve ukraneze votuan pro bashkimit me mëmën Rusi.
Tani “topi” është në fushën e Kremlinit dhe të gjithë presin fjalën publike të Presidentit rus Vladimir Putin që do të mbahet më 30 shtator 2022.