Alarm: Dëmtohet Gazsjellësi ‘Nord Stream 1’

Moska: “Ka mundësi që rrjedhjet në Nord Stream 1 të jenë për shkak të një sabotimi, dëmtimi i gazsjellësit është i paprecedent”!

Kjo linjë gazsjellëse ka të bëjë me sigurinë energjetike të të gjithë Europës. Shqetësimi se rrjedhjet në tubacionin e gazit natyror ‘Nord Stream 1’ janë për shkak të sabotimit, u njoftua pak më parë nga Kremlini.

‘Nord Stream AG’, kompania që menaxhon rrjetin, njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se tre linja nëndetëse të sistemit të tubacionit të gazit natyror ‘Nord Stream’ pësuan dëme të konsiderueshme dhe të paprecedenta brenda një dite.

“Asnjë mundësi nuk mund të përjashtohet në këtë moment” – u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet nëse sabotimi mund të jetë shkaku i dëmit.

Ai deklaroi gjithashtu, siç raportohet nga Agjencia e Lajmeve të Athinës, se Kremlini është shumë i shqetësuar për situatën, e cila kërkon hetim të menjëhershëm, pasi është një çështje që ka të bëjë me sigurinë energjetike të të gjithë kontinentit.

“Ky është një lajm shumë shqetësues. Në të vërtetë, ne po flasim për dëmtime të një dimensioni të papërcaktuar ende në tubacionin brenda zonës ekonomike daneze”, tha Peskov.

“Le të mos kemi iluzione. Dëmtimi i përmasave të tilla, i një pjese nëntokësore të një gazsjellësi ndodh vetëm kur “dikush” vë “dorën e vogël”” – tha Moska.

Vihet re se tubacioni tashmë është “fryrë” me gaz natyror me një vëllim total prej 300 milionë metra kub.

Moska vazhdon deklaratën: “Shkurtimisht, disa donin t’i jepnin fund tubacionit në mënyrë që, edhe nëse Rusia dhe BEja ribashkoheshin në të ardhmen, të mos ishin në gjendje të rioperonin mes tubacionit gazsjellës dhe të mos mund të rivendosnin furnizimet ruse me energji.

Dëmtime i janë shkaktuar edhe gazsjellësit paralel ‘Nord Stream 2’, i cili gjithashtu ka pasur rrjedhje dje, pavarësisht se nuk ka funksionuar asnjëherë, pasi nuk ka marrë leje operimi.”

Zakonisht këto raste shpjegohen me logjikën e thjeshtë, “kush fiton nga e gjithë kjo”? Dhe është krejt e qartë se kush fiton.

Kur të zgjohet Europa shpesoj të mos jetë më shumë sesa vonë!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Erdogan: "Grekë, Nuk Ju Shpëton Dot as Amerika, as Europa!"

Next Story

Rezultati: Përfundoi Referendumi në 4 Rajonet e Ukrainës

Latest from Info