Kreu i regjimit të Kievit Zelenski foli në mënyrë sfiduese në favor të negociatave me Rusinë, por jo me Putin si president.
Siç tha edhe vetë, në thelb është pro negociatave, por ai nuk do të negociojë kurrë me Presidentin Putinit, duke e çuar kështu në ekstrem konfliktin me Rusinë. Si dhe ritheksoi kërkesën për anëtarësim në NATO, për të vulosur shpërthimin e Luftës frontale në disa fronte dhe me tjetër intesitet goditës dhe shkatërrues.
Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje për bisedime paqeje me Kievin, ndërsa njoftoi aneksimin zyrtar të katër rajoneve të Ukrainës të premten.
Putin duke folur përpara qindra politikanë të lartë të Rusisë tha: “Propozojmë të kthehemi në bisedime, por nuk do të diskutojmë zgjedhjen që kanë bërë njerëzit atje dhe Rusia nuk do t’i tradhtojë kurrë ata”.
Putin paralajmëroi se “Rusia do të mbrojë territoret e reja të inkorporuara me të gjitha mjetet që ka në dispozicion”. Ndërsa Zelenski mbetet i patundur që me Presidentin Putin nuk do të hyjë kurrë në negociata.
Kjo do të thotë që lufta jo vetëm vazhdon, por edhe do të përshkallëzohet.
Perëndimi dhe instrumenti “Ukrainë” mesa duket e kanë vendosur të zhvillojnë Luftën e Tretë Botërore, sërish në Europë, por kësaj here me dakortësinë e më shumë se 25 vendeve europiane, për vetshkatërrim dhe Amerikën që sërish lufton në territore të huaja, në emër të “paqes”.