Profesori Farmakolog i Njohur Panbotërisht Deklaron: “Me 99% Nuk do të Ketë Vaksinë për Coronavirus-in. Vetë Virusi Nuk Na Vret!”

Profesori i shquar panbotërisht i Farmakologjisë pranë Universitetit “Aristoteli”, z.Kouvelas, deklaroi se: “nuk do të ketë vaksinë për virusin, siç nuk pati një vaksinë as për sëmundjen AIDS, as për Ebola-n. Pse duhet të ketë vaksinë për këtë coronavirus?”

Paralelisht theksoi se: “me 99% nuk do të ketë vaksinë për coronavirus-in sepse nuk injekton në trup imunitet të përhershëm. Vetë virusi nuk na vret. Vdesim nga një reagim i fortë i sistemit imunitari. Nëse përforcojmë në një të sëmurë reagimin e sistemit imunitar, atëherë ai do të vdesë nga vaksina. Logjikë e thjeshtë mjekësore”.

Lidhur me formën e menaxhimit të krizës që solli virusi vdekjeprurës në gjithë botën, profesori i farmakiologjisë tha se situata duhej të menaxhohej ndryshe.

“Mungonte nga shoqëria edukata mbi shëndetin dhe higjenën.

Menaxhimi i situatës kishte të bënte me nivelin primar të kujdesit shëndetësor. Nuk kam dëgjuar askënd të flasë për kujdesin e të sëmurit në shtëpi, që është edhe hapi kryesor për shërimin dhe parandalimin e përhapjes. Nuk është vetëm larja. Normalisht të gjithë lahemi, përndryshe do të na kishte kapur kolera. Është përgjegjësi menaxhimi që lidhet me masa që merr kryesisht shteti.

Por shteti nuk mund të marrë masa të përkohshme, për t’u përballur me një virus, siç po shohim të ndodhë kudo.

Që nga momenti që na u bë me dije ekzistenca e Covid-19 dhe fakti që ky virus vret grupe të caktuara individësh me probleme kronike shëndetësore, do të duhej të bëhej izolim vetëm i këtyre grup-njerëzve, për mbrojtjen e tyre, por edhe për mbrojtjen e ekonomisë së çdo vendi, si dhe të ekonomisë globale.

Nuk duhet të shkatërronim ekonominë e vendit, me të gjitha pasojat e tjera që sjell një shkatërrim i tillë. Por, nuk është vetëm ekonomia, por janë shtuar rastet me tuberkuloz dhe rastet e vetvrasjeve. Varfëria vret më shumë njerëz, sesa një virozë. Situata është e vështirë dhe hapësirë për tjetër izolim ‘lockdown’, nuk ka.

Të rinjtë të jetojnë të lirë, të punojnë dhe të jenë në aktivitetin e tyre të përditshëm, mjafton të mos vijnë në kontakt me moshën e tretë. Atje ekziston rreziku.

Meqë kam fëmijë të rinj në moshë dhe meqë edhe vetë kam qënë e ri, po ju pyes: a mund ta mbyllim një 18-vjeçar të dashuruar brenda shtëpisë? Si do të mund të marrim një vendim të tillë? Më shumë ka shanse të vrasë veten, sesa të ketë frikë nga virusi.

Të ulemi pra dhe të rregullojmë sistemin shëndetësor dhe të mos merremi me hapjen dhe mbylljen e kufijve. Të shtojmë numrin e pesonelit shëndetësor. Shtretër kemi, por nuk kemi sa duhet mjekë dhe infermierë.

Virusi nuk vret. Por padyshim do të na vrasë vaksina. Por ju siguroj që nuk ka për të patur vaksinë.

Vaksinë duhet t’i bëjmë ekonomisë, duke dalë të gjithë normalisht në punë, duke lënë njerëzit e lirë në aktivitetin e tyre të përditshëm, duke larguar diktaturën e maskës. Por, duke mbrojtur grupet e njerëzve me sëmundje kronike dhe duke i orientuar ata për të qënë të kujdeshëm, dhe në raste ekstreme edhe të izoluar.

Turma e ka fituar, ose do të fitojë imunitet. Ndiqni shembullin e Suedisë, ky do të jetë edhe shpëtimi.”

1 Comment

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Angela Merkel, Sot, 66! Ku e Festoi Ditëlindjen?

Next Story

Zgjedhja në Universitetin e Korçës - Kandidati për Studentët në Senat!

Latest from Opinione

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,