Europa u Sulmua nga Amerika, Por Askush nuk Flet!

Amerika e sulmoi Europën dhe të gjithë në kupolën e BEsë, por edhe NATOS reagojnë sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Si analist politik dhe ushtarak, Scott Ritter, një ish oficer i Inteligjencës së Marinës Amerikane dhe inspektor i armëve i Kombeve të Bashkuara, tha dje se kërkohet nga të gjitha ata që duan të dinë të vërtetën brenda Amerikës, që të marrin shpjegime sesi dhe çfarë ndodhi me Gazsjellësin Nord Stream, shpërthimin atje, fjalët e Presidentit Biden dhe të zv.Sekretares së Shtetit për Politikën e Jashtme Viktoria Nuland, amerikanët duhet të dinë të vërtetën pa hijet e propagandës mediatike ndërkombëtare.

Scott Ritter nuk mund të mos jepte vlerësimin e tij për sulmet në gazsjellësit Nord Stream. “Mediat perëndimore po propagandojnë se Rusia shkatërroi tubacionet e veta, por kjo është absolutisht e pamundur, sepse do të ishte një akt i pastër vetësabotimi nga Rusia, por përveç kësaj na mjaftojnë të dëgjohjmë pohimet e Biden dhe Nuland, të bëra publike për të kuptuar se kush e minoi gazsjellësin”, thotë ai teksa flet për një SULM AMERIKAN NË EUROPË DHE GJERMANI!

Gjithashtu, sipas Ritter është në interesin e SHBAsë që të ndërpresë furnizimin me energji të BEsë nga Rusia. Nga ana tjetër, rusët e shohin Europën duke u shkatërruar ekonomikisht!

Është e qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbajtën premtimin e dhënë për të sulmuar Rusinë, në një formë po, e sulmuan. Por në fakt dhe në thelb, Amerika sot nuk ka sulmuar Rusinë, por ka sulmuan Europën. Amerikanët sulmuan Danimarkën, Suedinë, Gjermaninë, ata sulmuan Zvicrën, teksa kompania NordStream 2 gjendet me bazë në Zvicër.

Askush nuk e komenton këtë fakt, të gjithë heshtin, por faktet janë kokëshkreta dhe të pakundërshtueshme, sot Amerika e NATOs, ka sulmuar aleaten e saj Europën dhe anëtarë të tjerë të Aleancës, me më kryesore Gjermaninë.

Amerika sulmoi Europën dhe Europa hesht! Ditë më të këqija, pas kësas vijnë!

1 Comment

  1. Shumë e qartë!
    Vetëm ata që besojnë akoma në mediat, nuk duan as t’a shohin dhe as t’a besojnë!
    Kokën në rërë si Struci!
    Pse?
    Pse nuk duan t’a besojnë?
    Sepse,sa ulen përpara televizorit,kërkojnë që të gënjehen!
    Pse?
    Këtë nuk e shpjegoj dot..

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

50 Hebrenjtë me më Shumë Inluencë për Vitin 2022

Next Story

Twitter Censon Shkencëtarin Izraelit për Vaksinën Pfizer

Latest from Opinione