Twitter Censon Shkencëtarin Izraelit për Vaksinën Pfizer

Prof. Shmuel Shapira MD MPH, i cili shërbeu si Drejtor i Institutit të Izraelit për Kërkime Biologjike në periudhën 2013 – 2021, deklaroi dhe pohoi se shpërthimi i lisë së majmunit lidhej me vaksinat mRNA të Pfizer. Ishte ky shkencëtar që drejtoi përpjekjet e Izraelit për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit, për të kuptuar rëndësinë e personit që bën këtë pohim tronditës për shëndetin e të gjithëve.

Prof. Shapira është gjithashtu themelues dhe drejtues i Departamentit të Mjekësisë Ushtarake të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Hebraik dhe Korpusit Mjekësor të IDF. Ai është anëtar i lartë kërkimor në Institutin Ndërkombëtar Anti-Terrorizëm (TIK) në Universitetin Reichman në Izrael.

Shapira ka shërbyer më parë si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës Mjekësore Hadassah dhe si Drejtor i Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit Hebraik Hadassah. Ai është një kolonel i plotë (Res.) në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe ka shërbyer si Shef i Degës së Traumës së IDF.

Shapira ka botuar më shumë se 110 artikuj shkencorë dhe është redaktor i “Essentials of Terror Medicine, Practices Best for Medical Management of Terror Incidents”, dhe “Medical Response to Terror Threats”.

Para pak kohë, Twitter censuroi Prof. Shapira, i cili shfaqi probleme fizike pas marrjes nga ana e tij të vaksinës të tretë Pfizer dhe i hoqi një postim në të cilin profesori shkruante: “Rastet e lisë së majmunëve ishin të rralla për vite me radhë. Gjatë viteve të fundit një rast i vetëm u dokumentua në Izrael. Është vërtetuar mirë se vaksinat mRNA ndikojnë në sistemin imunitar natyror. Një shpërthim i lisë së majmunit pas vaksinimit masiv kundër Covid *nuk është një rastësi”.

Prof. Shapira, që ka hapur një llogari të tij në Twitter në janar të vitit 2022, është bërë gjithnjë e më kritik ndaj vaksinave të mRNA që kur për herë të parë denoncoi çmimin Izraelit “Genesis” që vendi i tij i dha drejtorit ekzekutiv të kompanisë Pfizer, Albert Bourla.

Më 18 janar 2022, Shapira tha: “Çmimi Izraelit “Genesis” iu dha CEOs të kompanisë Pfizer, mjeranë. Në vend që t’ia jepte një shkencëtari izraelit, e gjithë kjo për një mediokër, për një vaksinë vepruese që i dha kompanisë Pfizer një fitim miliardash, një i mjerë dhe i mërguar. Bourla do të emërohet Mbreti i Izraelit tani. Më lejoni t’ju kujtoj se Izraeli i vaksinuar është i katërti në krye në numrin e të sëmurëve me korona në botë. Ka ndonjë kampionat ku mund të marrim pjesë?!”

Më 6 shkurt 2022, Shapira pyeti: “Çfarë notë do t’i jepnit një vaksine me të cilën njerëzit vaksinohen tre herë dhe sëmuren dy herë (që nga sot)? Për të mos përmendur efektet anësore të rëndësishme”.

Më 9 prill 2022, Shapira tha: “Drejtori ekzekutiv i kompanisë, miliona vaksina të së cilës u përdorën në Izrael për vaksinim, deklaroi në një intervistë me NBC se Izraeli shërben si laboratori i botës. Mesa di unë, ky është rasti i parë në histori ku derrat eksperimentalë kanë paguar një tarifë të madhe për pjesëmarrjen e tyre në eksperiment”.

Më 13 maj 2022, Shapira tha: “Kam marrë 3 vaksina, jam lënduar fizikisht në një mënyrë shumë domethënëse, si dhe shumë të tjerë. Dhe për më tepër, besimi im në natyrën e vendimeve dhe në proceset e marrjes së tyre është gërryer rëndë. Askush nuk pyeti dhe nuk e kontrolloi vaksinën. Unë do të luftoj me të gjitha forcat që të jepen përgjigje të vërteta për të gjitha vendimet dhe jo vetëm për vaksinën”.

8 qershor 2020, Kryeministri Benjamin Netanyahu në video konferencë me Prof. Shmuel Shapira duke e përshëndetur për përpjekjet e tij në zhvillimin e një vaksine kundër Coronavirus-it.
6 gusht 2020, Ministri i Mbrojtjes së Izraelit (majtas) dhe Prof. Shmuel Shapira në laboratorët e IIBR në Ness Ziona.
1 nëntor 2020, Qendra Mjekësore IIBR që filloi kërkimet për zhvillimin e vaksinës izraelite kundër Coronavirus-it në Hadassah & Sheba

Më 7 qershor 2022, Shapira tha: “Po flasim për vaksinën pesë, në dy vite e gjysmë. Kur arritën të planifikojnë vaksinën për të parë stërgjyshin e stërgjyshit të varianteve aktuale. Një vaksinë që nuk parandalon infeksionin nuk parandalon sëmundshmërinë dhe që gjoja i atribuohet efekteve anësore të rëndësishme. Pse duhet kjo vaksinë? Cila është logjika? Cili autoritet e miratoi? Dhe mos thotë askush se vaksina parandalon ndonjë sëmundje të rëndë, jo, kjo është e vërtetuar”.

Më 8 qershor 2022, Shapira tha: “Unë do të vazhdoj dhe do të pyes pse duhet të marr një vaksinë të pestë që nuk parandalon sëmundjet dhe që mesa duket shkakton shumë efekte anësore të rëndësishme të dëmshme”.

Më 5 korrik 2022, Shapira diskutoi për: “djali i një miku, 36-vjeçar australian, kaloi në aritmi të rënda ventrikulare dhe kaloi në pushim të zemrës menjëherë pas bërjes së vaksinës së dytë Pfizer”.

Më 15 korrik 2022, Shapira ndau një tabelë të normave të COVID në Uellsin e Ri Jugor që tregon një rrezik në rritje të infeksionit COVID me çdo dozë të re të vaksinës mRNA mbi të cilën ai komentoi: “Sipas të dhënave zyrtare nga Australia, sa më shumë të injektohesh, aq më shumë ka të ngjarë që ju të sëmureni pasi injeksioni i katërt e kapërcen shansin për sëmundshmëri në mënyrë dramatike. Sipas këtij studimi supozohet se doza e katërt është një antivaksinë, të paktën sipas asaj që mjekësia më ka mësuar mua”.

Më 18 korrik 2022, Shapira tha: “Unë nuk jam kundër vaksinës, jam kundër marrëzisë, kundër shkencës së rreme dhe kundër menaxhimit të paaftë”.

Më 28 korrik 2022, Shapira tha: “Twitter më paralajmëroi të hiqja postimin dhe përmendjen e emërtimeve të vaksinës dhe të kompanisë (Pf) me lijën e majmunit. Çdo ditë kuptoj më mirë se ku jetojmë dhe në cilin vit”.

Me fjalë të tjera, Twitter e paralajmëroi atë të hiqte tweet-in që lidhte lijën e majmunit me vaksinën e COVID.

Më 31 korrik 2022, Shapira ndau një postim me Raportet e ngjarjeve të padëshiruara të vaksinës COVID OpenVaers, raport që tregon gjithsej 1,357,937 raste studimore, që përfshin 170,151 ratse shtrime në spital dhe 29,790 raste vdekjeje, mbi të cilat ai thjesht komentoi kështu: “E sigurtë dhe efikase”.

Image

Vlen të theksoj se, si Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Izraelit për Kërkime Biologjike, Profesor Shmuel Shapira mund të jetë mjekoshkencëtari më i lartë në nivele drejtimi në botë, që kritikon hapur vaksinat e COVID.

Instituti Izraelit për Kërkime Biologjike u krijua në vitin 1952 si një Institut Kërkimor qeveritar, i themeluar nga një grup shkencëtarësh që vinin nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Që atëherë, IIBR është angazhuar në R&D në fushat e biologjisë, kimisë dhe shkencave mjedisore në mënyrë që t’i sigurojë shtetit të Izraelit aftësitë mbrojtëse kundër armëve kimike dhe biologjike.

Jetojmë në një botë ku bllokohesh, censurohesh, ku qeveritë gjithnjë e më shumë koordinohen me Twitter, Facebook dhe YouTube për të censuruar kritikat ndaj vaksinave të COVID, madje censurojnë edhe shkencëtarët e mjekësisë të rangut të lartë. Teksa pjesa tjetër e shkencëtarëve po heshtin mes censurës për të folur për provat që kundërshtojnë narrativën e industrisë farmaceutike.

Shpresojmë që profesori Shmuel Shapira, i cili më parë ishte shkencëtari më i mirë ushtarak izraelit që studionte armët kimike dhe biologjike, tani mund t’i hedhë sytë tek vaksinat e mRNA COVID dhe të sjellë më shumë vëmendje ndaj vdekjeve dhe pasojave shkatërruese që vaksinat po u shkaktojnë shumë njerëzve, në mbarë botën.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Europa u Sulmua nga Amerika, Por Askush nuk Flet!

Next Story

Dy Deklarata të Merkel për Rusinë & Putin që Duhet t'i Dëgjojë Perëndimi

Latest from Uncategorized