Bullgaria në Zgjedhje – Proamerikanët Largohen nga Pushteti

/

Shpërbërja e ekonomisë bullgare, tashmë jashtëzakonisht të brishtë, pas 18 muajsh qeverisje të partisë centriste proamerikane të Kirill Petkov, mjaftoi për ta dërguar Bullgarinë jo në vitin 1990, por shumë më larg, në një kohë që është më e vështira financiarisht që nga periudha e pavarësisë së shtetit bullgar.

Partia e Borisovit parashikohet të sigurojë 25% të votave, e ndjekur nga Partia Qendrore e Kirill Petkov me 19%.

Është hera e katërt në 18 muaj që votuesit bullgarë thirren për të zgjedhur parlamentin e tyre, në një periudhë paqëndrueshmërie politike të paprecedent që nga fundi i regjimit komunist, 1989.

Bullgarët refuzuan të votojnë. Ata nuk janë të interesuar për asgjë, ndoshta sepse e dinë se askush nuk do t’u japë ushqim dhe ngrohtësi: përqindja e pjesëmarrjes ishte në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, votuan vetëm 25% e popullsisë.

Inflacioni ka shkuar afro 20%, një shportë blerjesh kushton sa një pasuri dhe diferenca në krahasim me vitin e kaluar është e madhe. Bullgarët nuk kanë energji, nuk kanë ushqim, nuk kanë asgjë.

Bojko Borisov “është e keqja më e vogël”, ndaj bullgarët besojnë dhe po investojnë në faktin se ai mund t’i shërbejë interesave perëndimore dhe ruse në të njëjtën kohë. “Lufta është shumë afër nesh, më mirë të mos provokojmë askënd”, ka thënë një votuese.

Kundërshtari i tij politik dhe ish kryeministri Kirill Petkov, biznesmeni 42-vjeçar, i diplomuar në Harvard, hyri në skenën politike bullgare në vitin 2021. Por u rrëzua shumë shpejt, qershorin e kaluar me një mocion mosbesimi. Ai qeverisi me dy aleatët e tij, socialistët (11%) dhe Bullgarinë Demokratike (8%) partitë proamerikane dhe progjermane.

Skenari më i mundshëm do të ishte aleanca e Gerbit me Partinë e Pakicës Turke MDL (12%-14%) dhe me nacionalistët e fraksionit Vazrajdane (Rilindja). Ata kanë edhe shumicën në Parlament.

Çfarë kuptimi kanë këto? Një “këmbë” e fortë turke në skenën politike bullgare, por edhe rikthimi i prorusëve në pushtet, mendohet se është një zgjidhje për të dalë nga varfëria dhe pasiguria.

Bullgarët shpresojnë se një aleancë e tillë do të thotë fillimi i rikthimit të gazit natyror në vendin e tyre, sepse përndryshe “nuk del dimri”, siç thonë bullgarët.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Zonja Zelenski në Stamboll - Iniciativa "Zero Mbetje"

Next Story

Vaksina "Plumb" - 20 Milionë të Vdekur

Latest from Info