Gjermania i Ofron Vendeve të BEsë Zgjidhjen “o Mete për Vete”

/

Endërra për Europën federale ka filluar të tatëpjetën!

Kancelari gjerman Olaf Scholz karakterizoi të drejta dhe të justifikuara masat e planifikuara për të mbrojtur familjet dhe bizneset në Gjermani nga kriza e energjisë dhe rritja e çmimeve, duke iu përgjigjur kritikave europiane për paketën e mbështetjes prej 200 miliardë euro dhe presioneve nga shumë prej partnerëve të vendeve të Bashkimit Europian për të pranuar skemën e solidaritetit ekonomik.

Dhe kjo në thelb jep sinjalin a asaj që themi ne shqiptarët “o Mete për vete”, pasi përballë “apokalipsit” ekonomik të krijuar nga politikanët e BEsë pas vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë, tani do të duhet të përballen vetë me pasojat, duke i shtyrë shoqëritë në reçesion dhe varfëri, ndërsa Berlini shkatërron programet e përbashkëta të reagimit ndaj krizës.

Kështu, Gjermania do t’u japë kompanive të saj një avantazh përballë konkurrentëve të tyre në vendet e tjera të BEsë që nuk kanë mjetet për të financuar në nivelet e Gjermanisë kompanitë e tyre, për të përballuar krizën ekonomike. Ja pra, tani 25 anëtarët e tjerë të BEsë po e kuptojnë se jetojnë dhe operojnë në një Europë të gjermanizuar.

Në deklaratat e tij, pas akuzave se Gjermania po bën “lojën” e saj, zoti Scholz, me apati gjermanike, vuri në dukje se edhe vendet e tjera po marrin masa të ngjashme me Berlinin, në kuadër të mundësive të tyre.

Njoftimi i Gjermanisë javën e kaluar për një paketë kombëtare prej 200 miliardë dollarësh për të mbrojtur ekonominë gjermane nga rritja e çmimeve të energjisë, tronditi partnerët e saj.

Berlini po akuzohet për hipokrizi, pasi mbështet masat shtrënguese në Bruksel, ndërsa shpërdoron për llogari të tij financat e Brukselit.

Madhësia e ndihmës dhe natyra e pakoordinuar e nismës gjermane ngre frikën se Gjermania do t’u japë kompanive të saj një avantazh ndaj konkurrentëve të tyre në vendet anëtare që nuk kanë të njëjtat mjete për të financuar në të njëjtin nivel kompanitë e tyre.

“Kanibalizmi në Bashkimin Europian!”

“Gjermania mund të ndihmojë kompanitë e veta me qindra miliarda euro…, por vendet më të varfra nuk mund të bëjnë të njëjtën gjë… Është fillimi i kanibalizmit në BE. Brukseli duhet të veprojë, sepse kjo do të shkatërrojë unitetin europian”, tha kryeministrit hungarez Orban.

Në Romë, ashtu si në Paris, këmbëngulin në nevojën për solidaritet, siç u bë gjatë krizës së Covid-19. “Nuk mund të ecim përpara në javët dhe muajt e ardhshëm, pa një strategji të përbashkët”, tha Ministri francez i Financave Bruno Le Maire.

Kryeministri italian Mario Draghi reagoi ashpër javën e kaluar kundrejt Gjermanisë, duke denoncuar “deformime të mundshme të rrezikshme dhe të pajustifikuara të tregut të brendshëm europian”.

Ministri gjerman i financave Christian Lindner u shfaq në mbrojtje të interesave të Gjermanisë, duke pohuar se plani gjerman është “në përpjesëtim me madhësinë e vendit” dhe për këtë arsye i krahasueshëm me masat mbështetëse të marra për Francën.

Paolo Gentiloni dhe Thierry Breton propozuan modelin e mekanizmit “SURE”, mekanizmi europian prej 100 miliardë eurosh i mobilizuar edhe gjatë reçesionit të shkaktuar nga Pandemia.

Bëhej fjalë edhe atëherë për huamarrje të përbashkët, me kushte preferenciale, për llogari të Komisionit Europian, i cili është në gjendje të marrë hua me çmim të lirë në tregje.

Si përfundim për të përballuar krizën aktuale, pas sanksioneve të ndërmarra unanimisht, secili duhet të operojë unitarisht.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Si Financoi Miliarderi Ukrainas Hunter Biden, Zelenski & Batalionin NeoNazi Azov

Next Story

Greqi: Dyqanet në "Lockdown" - Orare të Kufizuara - Kursim Energjie

Latest from Info