Si Financoi Miliarderi Ukrainas Hunter Biden, Zelenski & Batalionin NeoNazi Azov

/

A është kjo arsyeja pse laptop-i i Hunter Biden flet për “Fëmijët e djegur të gjallë” në Ukrainë?

Kolomojski zotëron “Burisma Holdings”

Personi i vërtetë që ishte dashamirës i djalit të zv.Presidentit Joe Biden, Hunter Biden, por dhe boss-i i tij, në kompaninë ukrainase të gazit “Burisma Holdings”, nuk ishte CEO i “Burisma Holdings” Mykola Zlochevski, por ishte Ihor Kolomojski, ai që ishte pjesë e qeverisë të sapoinstaluar ukrainase, të cilën vetë administrata e Presidentit Obama në fakt e kishte krijuar dhe instaluar në Ukrainë, mes një grushti shteti.

Menjëherë pas grushtit të shtetit në Ukrainë organizuar nga administratës Obama, më 2 mars 2014, Kolomojski, i cili mbështeti përmbysjen e Yanukoviç, u emërua guvernator i Dnepropetrovsk në Ukrainë. Hunter Biden, pa përvojë në industri ku operonte kompania dhe pa e njohur Rajonin, do t’i bashkohej “Burisma Holdings” me pronar Kolomojski, dy muaj më vonë, më 12 maj 2014.

Një studim i vitit 2012 i “Burisma Holdings” i bërë në Ukrainë nga Qendra e Veprimit Kundër Korrupsionit (ANTAC), një organizatë jofitimprurëse investigative e bashkëfinancuar nga miliarderi amerikan George Soros dhe Departamenti i Shtetit i SHBAsë, zbuloi se pronari i vërtetë i “Burisma Holdings” nuk ishte askush tjetër veçse miliarderi ukrainas, oligarku Ihor Kolomojski.

Studimi, i cili u financua për të zbuluar korrupsionin mbi Presidentin ukrainas Viktor Janukoviç, në vend të kësaj zbuloi se Ihor Kolomojski “arriti të kapte rezervat më të mëdha të gazit natyror në Ukrainë”.

“Burisma Holdings” ndryshoi pronarët në vitin 2011 kur u mor nga një ndërmarrje ‘off-shore’ në Qipro, e quajtur “Brociti Investments Ltd” dhe më pas, zhvendosi adresat nën të njëjtën çati si “Ukrnaftoburinnya” dhe “Esko-Pivnich”, dy kompani ukrainase të gazit të cilat ndodheshin gjithashtu në pronësi të Kolomojski përmes entiteteve ‘off-shore’ në Ishujt Britanikë Virgin.

Oleh Kanivets, i cili ka punuar si CEO i “Ukrnaftoburinnya”, konfirmoi se Kolomojski si pronar i “Burisma Holding” në raportin e vitit 2012 ishte edhe pronari i menjëhershëm i “Privat Group”. Kjo kompani u themelua nga Mikola Zlochevski disa kohë më parë, por ai më vonë ia shiti aksionet “Privat Group”.

Me fjalë të tjera, boss-i dhe dashamirësi i Hunter Biden në “Burisma Holdings” është i njëjti miliarder, oligark ukrainas i cili ishte gjithashtu boss-i dhe dashamirësi i Volodimir Zelenski, përpara se ai të bëhej President i Ukrainës.

Kolomojski zotëron 1+1 Media Group

Kolmojski, i cili aktualisht ka një vlerë neto prej 1.8 miliardë dollarësh duke e bërë atë personin e 1750 më të pasur në botë, zotëron prona në sektorin e metalit, naftës dhe Media-s, ku ai ka pasur një histori të gjatë me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

Për vite, kompania e Zelenskit ishte producente e shfaqjeve për rrjetin televiziv të Kolmojski “1+1 Media Group”, një nga konglomeratet më të mëdha mediatike në Ukrainë. Zelensky arriti të bëjë famë kombëtare duke portretizuar një President në një emision televiziv hit, të quajtur “Shërbëtori i Popullit”, i cili transmetohej në një kanalet televizive në pronësi të Kolmojski.

Në vitin 2019, kanalet mediatike të Kolmojski i dhanë një shtysë të madhe fushatës presidenciale të Zelenski, ndërsa Kolmojski madje ofroi siguri, avokatë dhe automjete për Zelenskin gjatë fushatës së tij. Truproja dhe avokati i Kolmojski shoqëruan Zelenskin gjatë gjithë fushatës, ndërsa Zelensky udhëtonte me shofer në një Range Rover në pronësi të një prej kompanive të Kolmojski. Të gjitha këto detajen jepen për të parë afinitetin dhe vartësinë e kandidatit tek oligarku, si dhe lidhjen e tij të tërthortë dhe të drejtpërdrejtë me amerikanët që paguheshin nga miliarderi.

Dokumentat “Pandora Papers” treguan se Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe partnerët e tij të produksionit televiziv ishin përfitues të një rrjeti firmash në det të hapur, të krijuara në vitin 2012, në të njëjtin vit që kompania e producioneve televizive të Zelenskity hyri në një marrëveshje me grupin mediatik të Kolomojski, i cili dyshohet se mori 41 milionë dollarë fonde nga Kolomojski, mes “PrivatBank”.

Rivali politik i Zelenskit, Presidenti Petro Poroshenko komentoi lidhjen e tyre gjatë fushatës, duke u shprehur: “Fati e shkroi të më bashkonte me kukullën e Kolomojski në raundin e dytë të zgjedhjeve”.

Pas fitores së Zelenskit, Kolomojski, i cili kishte kaluar vitet e fundit duke jetuar mes Izraelit dhe Zvicrës, u kthye në Ukrainë për të mbajtur marrëdhëniet e tij me Presidentin e ri, duke emëruar mbi 30 ligjvënës në Partinë e sapokrijuar të Zelenski dhe duke ruajtur ndikimin në shumë anëtarë të parlementit.

Kolomojski financoi Batalionet Neonazi”Azov”, “Aidar” dhe “Dnipro”

Igor Kolomojski ka qenë financuesi kryesor i Batalionit “Azov” që në kohën kur u formua, në vitin 2014. Ai gjithashtu ka financuar milici private si batalionet “Dnipro” dhe “Aidar”, si dhe i ka vendosur ato personalisht për të mbrojtur interesat e tij financiare.

Aljazeera:

Para se të bëhej pjesë e forcave të armatosura të Ukrainës, kush e financoi batalionin “Azov”? Njësia mori mbështetje nga Ministri i Brendshëm i Ukrainës në vitin 2014, pasi qeveria e kishte pranuar se ushtria e saj ishte shumë e dobët për të luftuar separatistët prorusë dhe mbështetej në forcat vullnetare paramilitare.

Këto forca financoheshin privatisht nga oligarkët, më i njohuri ishte Igor Kolomojski, një miliarder manjati energjetik dhe guvernator i atëhershëm i Rajonit Dnipropetrovska.

Newsweek:

Grupet e nacionalistëve ukrainase të krahut të djathtë po kryejnë krime lufte në territoret e kontrolluara nga rebelët në Ukrainën Lindore, sipas një raporti nga ‘Amnesty International’, pasi në Media-t lokale u shfaqën prova të milicive vullnetare që u prisnin kokën viktimave të tyre.

Vullnetarët e armatosur që i referohen vetes si batalioni “Aidar” kanë qenë të përfshirë në abuzime të shumta, duke përfshirë rrëmbime, ndalime të paligjshme, keqtrajtime, vjedhje, zhvatje dhe ekzekutime të mundshme, sipas raportit të “Amnesty International”.

Batalioni “Aidar” mbështetet publikisht nga oligarku ukrainas Ihor Kolomojski, i cili dyshohet se financon gjithashtu batalionet vullnetare “Azov”, “Donbas”, “Dnepr 1”, “Dnepr 2” që veprojnë sipas urdhrave të Kievit.

Reuters:

Disa nga batalionet private të Ukrainës kanë nxirë reputacionin ndërkombëtar të vendit me pikëpamjet e tyre ekstremiste. Batalioni “Azov”, i financuar pjesërisht nga Taruta dhe Kolomojski, përdor simbolin nazist Wolfsangel si logon e tij dhe shumë nga anëtarët e tij përkrahin hapur pikëpamjet neonaziste, antisemite. Anëtarët e batalionit kanë folur për të “sjellë luftën në Kiev” duke thanë se Ukraina ka nevojë për “një diktator të fortë për të ardhur në pushtet, i cili mund të derdhë shumë gjak, por të bashkojë kombin në proces”.

Batalionet e Kolomojskit dhehin granata mbi civilët në Donbas

Rajonet e Luhansk dhe Donetsk përbëjnë së bashku Rajonin më të madh të njohur me emërtimin Donbas. Në maj 2014, menjëherë pas grushtit të shtetit në sheshin Maidan, organizuar nga administrata Obama, të dy Rajonet mbajtën një referendum për shkëputjen nga Ukraina, në të cilin 96% e banorëve në Lukansk dhe 89% e banorëve në Donetsk votuan për krijimin e dy entiteteve të reja të pavarura, në Ukrainën lindore.

Moska tha se votimi pasqyronte “vullnetin e popullit”, por Bashkimi Europian i quajti zgjedhjet “të paligjshme dhe ilegjitime”, të cilat shpejt u shndërruan në dhune dhe u shndërruan në një konflikt të gjithanshëm midis forcave separatiste të mbështetura nga Rusia dhe ushtrisë ukrainase dhe milicitë proqeveritare.

INTERACTIVE Ukraine Donbas region Feb

Donbasi u bë epiqendra e një beteje për ndikim global midis NATOs dhe Moskës, në të cilën shtëpitë, shkollat ​​dhe zyrat e civilëve të pafajshëm ishin thjesht dëme kolaterale, ndërsa uji, energjia elektrike dhe gazi u mbyllën për banorët të cilët teksa nuk funizoheshin me to, paguanin çmimin përfundimtar.

Lufta në Donbas ka vazhduar, vazhdon edhe sot e kësaj dite duke shënuar mbi 14.000 të vrarë, deri para 24 shkurtit të viti 2022.

“Human Rights Watch” raportoi më 24 korrik 2014, se forcat qeveritare të Ukrainës dhe milicitë proqeveritare kishin përdorur pa dallim raketa “Grad” të palejuara për përdorim, në zonat të populluara, përdorimi i të cilave shkelte ligjin ndërkombëtar humanitar, ligjet e luftës dhe përbënte krim lufte.

Ndërsa zyrtarët e qeverisë ukrainase mohuan përdorimin e raketave “Grad” në Donetsk, një hetim i “Human Rights Watch” në terren tregoi hapur dhe qartë se forcat qeveritare ukrainase ishin përgjegjëse për sulmet dhe në fillim të muajit, gazetari i Al Jazeera kishte filmuar madje forcat ukrainase me raketahedhës “Grad” përgjatë rrugës për në Donetsk.

Ndërsa batalioni “Azov” i Kolomojski udhëhoqi sulmin e qeverisë pas grushtit të shtetit në Republikat e vetëshpallura të Luhansk dhe Donetsk, një raport i “Amnesty International” i vitit 2014 akuzoi Batalionin “Aidar” të Kolomojski për krime lufte në Donbas duke përmendur në mënyrë specifike, “abuzimet e shumta, duke përfshirë rrëmbimet, keqtrajtimet, vjedhjet, zhvatjte dhe ekzekutimet e mundimshme”.

Në tetor 2014, “Human Rights Watch” raportoi se forcat qeveritare ukrainase dhe milicitë proqeveritare ishin përgjegjëse për përdorimin e gjerë të municioneve shkatërruese në zonat e populluara në qytetin Donetsk.

“Është tronditëse të shohësh një armë që shumica e vendeve e kanë ndaluar të përdoret kaq gjerësisht në Ukrainën lindore”, tha Mark Hiznay, studiues i lartë i armëve në “Human Rights Watch”. “Autoritetet ukrainase duhet të marrin një angazhim të menjëhershëm për të mos përdorur municione shkatërruese dhe të bashkohen me traktatin për ndalimin e tyre.”

Kjo nuk do të thotë se të dyja palët nuk ishin fajtore për krime lufte pasi separatistët e mbështetur nga Rusia u akuzuan gjithashtu për përdorimin e raketave të ndaluara, rrëzimin e avionëve civilë dhe të dyja palët janë akuzuar për krime të shumta lufte.

Marrëveshja Minsk II në 2015 i dha fund luftimeve më të ashpra dhe krijoi një zonë tampon rreth Republikave të shkëputura, por lufta civile vdekjeprurëse ka vazhduar të zvarritet në Rajon deri më sot. Armët e rënda u ndaluan nga marrëveshjet e Minskut, por ende përdoreshin shpesh dhe me efekt shkatërrues.

Shkollat ​​e fëmijëve në Donetsk janë goditur shumë herë nga bombardimet pa dallim, saqë bodrumet janë ngritur si strehë për bomba të azhornuara dhe dritaret janë të mbushura me thasë rëre. Donbasi është bërë gjithashtu një nga vendet më të ndotura nga minat në tokë, duke vënë në rrezik më shumë se 220.000 fëmijë.

“Ganatimet nuk e lënë të padëmtuar psikikën e një fëmije. Fëmijët janë të traumatizuar. Ata janë të tmerruar. Ka fëmijë që bëhen shumë emocionalë”, tha Iryna Morhun, drejtoresha e shkollës Krasnohorivka, e cila u plagos gjithashtu nga një goditje e drejtpërdrejtë.

“Në anën tjetër, ka fëmijë që e mbajnë këtë dhimbje brenda vetes. Është shumë e trishtueshme të shohësh fëmijë që duhet të kenë një fëmijëri të lumtur, të vuajnë për shkak të kësaj lufte.”

Laptop-i i Hunter Biden flet për “fëmijët e djegur të gjallë” në Donetsk

Grupi jofitimprurës i studimeve kërkimore “Marco Polo”, i cili ka bërë një raport gjithëpërfshirës mbi laptop-in e Hunter Biden, bëri lidhjen midis mesazheve me tekst të Hunter Biden dhe masakrave të Kolomojski në Ukrainën lindore.

Mesazhet me tekst të gjetura në laptop-in e Hunter Biden, tregojnë Hunter Biden duke pyetur Hallie Biden, të venë e vëllait dhe zonjën e tij, nëse ajo besonte se ai kishte parë “fëmijë të djegur të gjallë në Donetsk” ose “fëmijë të vrarë në Donetsk, Ukrainë”.

Me shumë mundësi, duke iu referuar Kolomojskit, boss-i i tij i raportuar i “Burisma Holdings”, i cili po financonte gjithashtu Batalionin Neonazist “Azov” që akuzohej për krime lufte dhe bombardime të civilëve në Ukrainën lindore.

Në vitin 2018, Kongresi i ndaloi armët amerikane të shkonin në Batalionin “Azov” të Ukrainës, i cili përdorte shenja neonaziste, pranoi hapur se kishte neonazistë në radhët e tij dhe ishte akuzuar për krime lufte të stilit të ISISit, përfshirë prerje kokash.

“Supremacia e bardhë dhe neonazizmi janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në botën tonë,” tha Republikani Ro Khanna, një kritik i hapur i ofrimit të ndihmës vdekjeprurëse për Ukrainën, në një deklaratë për “The Hill” u shpreh: “Jam shumë i kënaqur që vendimi i miratuar së fundmi pengon SHBAnë të ofrojë armë dhe ndihmë trajnimi për Batalionin neonazist “Azov” që lufton në Ukrainë”.

Image

Në vitin 2016, “Privatbank” e Kolomojski u mbyll mes akuzash për përvetësim dhe mashtrim. Dështimi i bankës i kushtoi qeverisë ukrainase dhe si rrjedhojë taksapaguesve amerikanë dhe europianë që e mbështetën atë me fonde ndihme, rreth 5.5 miliardë dollarë mes një paketë shpëtimi.

Në vitin 2020, Departamenti i Drejtësisë u vendos për të sekuestruar pronat e Kolomojski në SHBA pasi akuzoi oligarkun për përvetësim dhe mashtrim të miliarda dollarëve nga “PrivatBank” dhe pastrimin e tyre në prona amerikane, duke përfshirë një fabrikë çeliku në Kentucky, një tregu komercial në Cleveland dhe në linjën e prodhimit “Motorola”, si dhe plantacioneve në Illinois.

Image

Në mars 2021, administrata Biden ndaloi Kolomojskin dhe anëtarët e familjes së tij të udhëtonin në Shtetet e Bashkuara për shkak “të përfshirjes në akte të rëndësishme korrupsioni”.

Ka shumë pak gjasa që Kolomojski të ishte kthyer në Shtetet e Bashkuara duke pasur parasysh se Departamenti i Drejtësisë kishte filluar tashmë sekuestrimin e pronave të tij një vit më parë dhe ai raportohet se kishte udhëtuar midis Zvicrës, Izraelit dhe Ukrainës, nga frika se mos ekstradohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa shkruajmë të gjitha këto, Kongresi i SHBAsë po miraton një ndihmë prej 14 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila padyshim do të derdhet në llogaritë bankare të anëtarëve të familjeve të politikanëve të korruptuar amerikanë dhe ukrainas, si dhe në entitetet financiare ‘off-shore’ të oligarkëve.

A e dinë amerikanët, por edhe europianët se ndoshta me këto fonde po armatosin batalionet neonaziste që kanë qëlluar me raketa dhe kanë hedhur bomba thërrmuese mbi fëmijët në Donbas për 8 vitet e fundit?

Absurdi i kohëve moderne është se jeta e njeriut nuk ka më asnjë vlerë, vlerë kanë vetëm pushteti, oligarkitë dhe monopolet financiare që vendosen dhe shtohen mbi jetë të humbura njerëzish dhe fatkeqësi popujsh.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Elon Mask: Jepini Rusisë Krimenë & Rajonet Rusishtfolëse Ose do të Kemi Luftë Bërthamore

Next Story

Gjermania i Ofron Vendeve të BEsë Zgjidhjen "o Mete për Vete"

Latest from Info