Dyqanet do të përjetojnë sërish ditë “izolimi”. Propozime për reduktim të orarit të punës së dyqaneve, për të ulur konsumin e energjisë elektrike!
Me “kupon / tallon” edhe energjia në botën komerciale të Greqisë në këto kohë krize. A do t’ja dalë dot mbanë vallë?
Pas “kuponit” për gazin natyror që DESFA po përgatit për dimër, është diskutuar edhe për ndryshimet në orarin e punës së dyqaneve, ku po diskutohet seriozisht propozimi për të funksionuar dy orë më pak në ditë!
Qeveria greke ishte ndër të parat që vendosën sanksione ndaj Rusisë dhe tani e gjithë bota e biznesit grek po detyrohet të kalojë në ‘lockdown’ energjitik.
Ndryshimi në orët e dyqaneve vjen në një përpjekje për të reduktuar konsumin e energjisë, i cili megjithatë do të çojë në një reçesion edhe më të madh dhe ndoshta pushime nga puna të punonjësve.
Informacionet tregojnë se propozimi është duke u shqyrtuar nga qeveria dhe Ministri i Zhvillimit Antonis Georgiadis, i cili do ta kalojë propizimin edhe në një kontakt që do të bëjë me përfaqësues të bizneseve dhe sektorit të tregtisë.
Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Athinës Stavros Kafounis, konfirmoi në thelb se çështja e uljes së orarit të dyqaneve është në diskutim. Megjithatë, siç theksoi ai, çështja është jashtëzakonisht komplekse dhe e shumëanshme, si dhe kërkon studim të thellë.
Çështja është diskutuar në Konfederatën Helenike të Tregtisë dhe Sipërmarrjes me të gjitha shoqatat e biznesit.
Dhoma e Tregtisë e Athinës po shqyrton çështjen e orarit të dyqaneve dhe pritet të arrijë një propozim brenda 10 ditëve të ardhshme.
Dhoma e Tregtisë së Selanikut (ESTH) ka propozuar tashmë reduktimin e orëve të hapjes së dyqaneve pasdite, për shkak të krizës energjetike.
Konkretisht, propozon që nga e hëna, 10 tetor, orari i funksionimit të dyqaneve të jetë si më poshtë:
E hënë: 10:00 – 16:00
E martë: 10:00 – 19:00
E mërkurë: 10:00 – 16:00
E enjte: 10:00 – 19:00
E premte: 10:00 – 19:00
E shtunë: 10:00 – 16:00