Greqi: Banorët e Kosturit në Protestë

/

“Pas hekurave” në mënyrë metaforike janë qytetarët grekë të cilët përballen çdo ditë me rritjen e çmimeve të energjisë, si pasojë e sanksioneve kundër Rusisë, thanë sot protestuesit grekë në një prej qyteteve me mirëqënie të lartë, dikur një ndër qytetet më të pasuar të Greqisë, Kostur.

Qeveria aktuale dhe vetë kryeministri grek po e vendosin përfundimisht Greqinë në kornizën e vendeve “armike” të Rusisë, ndërsa marrëdhëniet me këtë shtet kanë patur fryte ekonomike dhe financiare për Greqinë dhe grekët dhe sidomos për qytetin e Kosturit, që është edhe një prej qyteteve kryesore në Europë për përpunimin e peliçeve dhe lëkurëve, ku tregu rus përbën mbi 50% të tregut.

Vala e protestës që ka “goditur” tashmë Spanjën, Holandën, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, ka mbërritur edhe në Greqi, ku qytetarët e Kosturit i thërrasin “jo” me zë të lartë barrës së padurueshme që u kërkohet të mbajnë.

Në mesditën e 5 tetorit qindra qytetarë u mblodhën jashtë godinës së Prefekturës duke kërkuar uljen e kostos së energjisë dhe karburantit, që ka arritur nivele të paimagjinueshme, si pasojë e politikës së qeverisë për çështjen e Ukrainës.

Me një slogan qendror “Kosturi po fundoset. A po dëgjon ndokush?”, protestuan qytetarët e Kosturit duke vënë në dukje uljen e nivelit të mirëqënies dhe varfërimin e një pjese të popullsisë nga kriza energjetike, por edhe e sipërmarrjes për shkak të sanksioneve të vendosura kundër Rusisë, që për qytetarët grekë duken sanksione absurde.

Pasoi një marshim simbolik drejt Zyrave të Kompanisë së Energjisë “DEH”, në shenjë proteste kundër ndërprerjeve të parashikuara për furnizimin me energji elektrike, si dhe uljen e çmimit të energjisë për familjet në nevojë dhe në pamundësi për të paguar.

Tubimi pritet të jetë një “prelud” për ngjarje të ngjashme që do të vijojnë, nëse qeveria vazhdon të ndjekë politikën e saj antiruse. Banorët e Kosturit mund të kalojnë deri në shkallën e protestimit “nuk paguaj” dhe qeveritë e dinë mirë, që grekët dinë të bëhen bashkë, kur vjen momenti për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe jetën.

Në të njëjtën kohë, BEja bën veshin shurdh dhe në vend që të shqyrtojë mundësitë për zgjidhje dhe kompromis, vazhdon të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë, duke i hedhur “benzinë ​​zjarrit”.

Dimri është tek pragu, Greqia do të nxehet me protesta!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rreze nga Toka Çajnë Qiellin - Çfarë Janë?!

Next Story

Gjermani: 15 Mijë Biznese Mbyllen për Shkak të Krizës Energjitike

Latest from Info