Gjermani: 15 Mijë Biznese Mbyllen për Shkak të Krizës Energjitike

Gjermania shfaq probleme madhore me sipërmarrjen! Mbi 15 mijë sipërmarrje të vogla dhe të mesme janë në prag të mbylljes / falimentimit për shkak të krizës energjetike, deklaron Spigel.

Dhe tani me sabotimin e Nord Stream gjërat do të përkeqësohen edhe më shumë dhe çmimet do të shkojnë në “stratosferë”.

Më shumë se 15.000 sipërmarrje gjermane po përballen me falimentim për shkak të rritjes së kostove të energjisë, raportoi Der Spiegel, duke cituar “Shoqatën Gjermane të Shitjes me Pakicë” (HDE).

Sipas raportit, HDE i shkroi një letër Zv.Kancelarit dhe Ministrit të Financave Robert Hambeck duke paralajmëruar se “rritja e kostove të energjisë” po e bën të pamundur që numri në rritje i shitësve me pakicë të mund të përballojë jetesën.

Grupi e quajti situatën “ekzistencialisht kërcënuese” dhe tha se rreth 15.000 biznese mund të falimentojnë këtë vit, me “tendencën negative” që ka të ngjarë të vazhdojë edhe gjatë vitit 2023.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Greqi: Banorët e Kosturit në Protestë

Next Story

Kronikë Lufte në Fytyrën e Një Ushtari

Latest from Info