Kreshento Ruse: SHBA, Oqeani Nuk të Shpëton Më!

/

Rusia po i thotë Amerikës se Oqeani nuk e shpëton më, një mesazh që shumë analistë politikë po thonë se është prologu i Luftës së Tretë Botërore.

“Lumi nuk kthehet pas…!” – thotë Rusia.

Shtetet e Bashkuara po rrezikojnë shkatërrimin e tyre duke shkuar në mënyrë të pamatur në luftë bërthamore kundër Rusisë, paralajmëroi Anatoly Antonov, Ambasadori i Rusisë në Uashington, duke kujtuar se nuk ka më “konflikt të kufizuar bërthamor”, nëse dikush godet, pret më pas goditjen.

Ambasadori rus tha gjithashtu se ushtarakë amerikanë strategë “mesa duket ushqenin shpresa se Shtetet e Bashkuara mund të gjenin mbrojtje pas oqeanit”, nëse armët bërthamore do të përdoreshin në Europë dhe paralajmëroi se nuk ka më lojë të tillë, duke thënë se nuk do të ishte e mundur të ndodhte si dikur, në kohët e vjetra!

“Dikush mund të supozojë se çdo përdorim i armëve bërthamore do të çojë shpejt në një përshkallëzim, nga një konflikt lokal ose rajonal, në një konflikt global” shkroi ambasadori rus në një artikull opinion, të botuar në revistën “The National Interest”. Rreziku i përshkallëzimit vjen nga SHBAja dhe jo nga Rusia, shkroi Antonov dhe vazhdoi: “Për dekada, Uashingtoni ka shkelur kufijtë e Rusisë me zgjerimin e NATOs drejt Lindjes dhe ka çmontuar marrëveshje të ndryshme të kontrollit të armëve strategjike me Rusinë”.

Shqetësimet e Moskës se një veprim i tillë do të rrezikonte sigurinë kombëtare të Rusisë thjesht u injoruan, shtoi diplomati, duke i bërë udhëheqësit rusë të besojnë se SHBAja dëshiron të fitojë “përparësi strategjike, veçanërisht në konfrontimin me Federatën Ruse” në mënyrë që “të arrijë dominimin ushtarak global”.

Përpara postit të tij në Uashington, ambasadori aktual i Rusisë në SHBA ka punuar në Ministrinë e Jashtme ruse për çarmatimin bërthamor, transparencën ushtarake dhe reduktimin e rrezikut strategjik.

Sipas Antonov, kriza e vazhdueshme në Ukrainë u shkaktua nga vazhdimi i politikave të cilave Moska duhej t’i përgjigjej ushtarakisht. Nëse Rusia beson se ekzistenca e saj kërcënohet nga SHBAtë dhe aleatët e saj, ajo do të përdorë armët e saj bërthamore, siç thuhet në doktrinën e saj ushtarake.

“Qarqet zyrtare të qeverisë amerikane po shtrembërojnë deklaratat e lidershipit rus për këtë doktrinë, për të përshkallëzuar më tej tensionin”, vazhdoi diplomati. Uashingtoni po përpiqet gjithashtu të trembë popullin e vet dhe kombet e tjera me “kërcënime false bërthamore ruse”.

Ambasadori rus u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të zbutin retorikën dhe politikat armiqësore, të respektojnë interesat e sigurisë kombëtare të Rusisë dhe të punojnë me Moskën për të shmangur çdo përdorim të armëve bërthamore.

Ambasadori paralajmëroi gjithashtu se vendimi i Uashingtonit për të ofruar edhe më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, përbën një kërcënim për interesat e Moskës dhe rrit rrezikun e një konflikti ushtarak midis Rusisë dhe Perëndimit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Zaharova i Drejtohet BEsë: SHBA Ju Goditi Gazsjellësin Nord Stream

Next Story

Episod i Nxehtë Midis Mitsotakis & Erdogan në Pragë

Latest from Info