Episod i Nxehtë Midis Mitsotakis & Erdogan në Pragë

/

Presidenti turk sulmoi Greqinë dhe kryeministri grek iu përgjigj drejtpërdrejt duke i thënë se duhet të ndalonte vënien në dyshim të sovranitetit të ishujve grekë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shkaktoi një episod të ashpër në darkën e liderëve pjesëmarrës në Komunitetin Politik Europian në Pragë.

Sipas burimeve qeveritare, pak më parë zoti Erdogan ka kërkuar fjalën dhe në fund të fjalës së tij ka akuzuar Greqinë se ka ngritur tensionin dhe ka provokuar Turqinë.

Sipas të njëjtave burime, Kyriakos Mitsotakis e ka marrë fjalën menjëherë dhe i është përgjigjur drejtpërdrejt se duhet të ndalojë vënien në dyshim të sovranitetit të ishujve. Dhe se në vend që të provokojë tensione, duhet të arrihet në mirëkuptim dhe dialog pa tensione dhe retorikë ekstreme, siç bëjnë udhëheqës të përgjegjshëm.

Zoti Erdogan, megjithatë, më pas në deklaratat e tij për mediat turke, jo vetëm që nuk uli tonet, por e ngriti edhe më shumë tensionin duke thënë: “Nuk vlen vetëm për Greqinë, por për çdo vend që na sulmon. Mund të vijmë papritur një natë. Këtë duhet ta dinë. Politikat e Greqisë bazohen në gënjeshtra. Ne nuk kemi çfarë të diskutojmë më me Greqinë”.

Mes kësaj deklarate Erdogan përjashtoi edhe mundësinë e çdo bisedimi dhe të vetmin shteg të hapur që la, është ai i incidentit, përplasjes, luftës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kreshento Ruse: SHBA, Oqeani Nuk të Shpëton Më!

Next Story

Një Dokument që Nuk Duan ta Shikoni

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,