Kronikë Lufte në Fytyrën e Një Ushtari

/

Tmerri i luftës në dy fotografi të të njëjtit ushtar sovjetik. Dy fotografi që janë bërë vetëm me 4 vite diferencë.

Bashkimi Sovjetik pati humbjet më të mëdha njerëzore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Si në shifra absolute, ashtu edhe në përqindje të ushtarëve, por edhe të popullsisë civile.

Zyrtarisht ish Bashkimi Sovjetik regjistroi pas përfundimit të luftës, 20 milionë të vdekur, nga të cilët rreth 9 milionë ishin ushtarakë. Pas rënies së komunizmit, kjo shifër u rishikua dhe u rishqyrtua dhe viktimat e L2B rezultojnë në 29 milionë të vdekur.

Por edhe ky numër tani konsiderohet i vogël pasi zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë kanë njoftuar se në arkivat e Ministrisë ka të dhëna për 14 milionë ushtarë sovjetikë të vdekur dhe të humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore, ata që i përkasin kategorisë së fundit të të humburve dhe që kanë shumë dekada të konsideruar zyrtarisht të vdekur nga autoritetet ruse. Disa historianë besojnë se numri i qytetarëve sovjetikë që vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte rreth 40 milionë, dyfishi i numrit që shpalli qeveria pas Luftës.

Qershor-korrik 1941. Gjermanët nxitojnë drejt një fshati rus të djegur. Brenda një jave ata përparuan 200 milje në territorin sovjetik. Gjatë kësaj kohe rreth 600.000 ushtarë të Ushtrisë së Kuqe u vranë, u kapën ose u plagosën. Burimi: WW2 Coourised Photos

Numrit i frikshëm i jetëve njerëzore të humbura tregohet nga fakti që, nga burrat në Bashkimin Sovjetik të moshave 20 deri në 34 vjeç në vitin 1941, kur filloi pushtimi gjerman i vendit të tyre (Operacioni Barbarossa), në fund të Luftës 36% e tyre ishin vrarë! Kurse për grupmoshën 35-49 vjeç humbjet në jetë të meshkujve shkoi në 33%.

Këto ishin grupmoshat (klasat) që u rekrutuan dhe morën peshën kryesore të Luftës kundër nazistëve. Këta burra i përkasin të ashtuquajturve “brezat e humbur” të Bashkimit Sovjetik. Por klasa ushtarake që u zhduk literalisht në Luftën e Dytë Botërore ishin burrat e ish Bashkimit Sovjetik të lindur në 1923shin. Deri në vitin 1945 mbi 80% ishin vrarë ose plagosur rëndë! Arsyeja ishte sepse në Bashkimin Sovjetik rekrutimi bëhej që nga mosha 18 vjeç. Pra, kur gjermanët filluan pushtimin, këta të rinj të lindur në 1923 ishin rekrutë të rinj dhe pa përvojë. Shumica u vranë në muajt e parë të përparimit gjerman në ish Bashkimin Sovjetik, kur ajo po fshinte të gjitha forcat sovjetike përpara saj.

Këmbësoria sovjetike përparon nën mbulesën e tankeve T-34. Dhjetor 1944 gjatë përparimit të Ushtrisë së Kuqe në Budapest.
Ngjyra nga Nikos Hatzisyrou Burimi: WW2 Coourised Photos

Janë shkruar mijëra tekste për vështirësitë dhe vuajtjet e pabesueshme të përjetuara nga ushtarët e Ushtrisë së Kuqe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Miliona fotografi kanë lënë në memorjen e historisë kushtet e tmerrshme me të cilat u përballën. Sot, kryesisht, kujtojmë Betejën e Moskës në vitin 1941, Stalingradin në vitet 1942-1943, Betejën e Kurskut në vitin 1943, por edhe në fund të Luftës kujtojmë Betejën e Berlinit në pranverën e vitit 1945.

Por pati qindra beteja të tjera ku sovjetikët luftuan me gjermanët. Tmerret e Luftës nga ana e ushtarëve të zakonshëm të Bashkimit Sovjetik janë kapur në dy fotografi në dukje të pafajshme të realizuara nga piktori Yevgeny Kovitev. Në të njëjtën ditë që gjermanët pushtuan Bashkimin Sovjetik, ai u regjistrua si vullnetar në një njësi artilerie. Mori pjesë në shumë beteja dhe u plagos disa herë.

Kovitev, Bashkimi Sovjetik Kovitev në 1941.
Burimi: rarehistoricalphotos.com

Përveç kësaj, ai u kap nga gjermanët, por arriti të arratisej dhe të bashkohej me njësinë e tij. Në ditën kur Kovitev do të nisej për në luftë, më 22 qershor 1941, ai fotografoi fytyrën e tij. Ishte 31 vjeç, por dukej më i ri. Ai ishte një nga rusët me fat që mbijetoi dhe kur Lufta përfundoi katër vjet më vonë, ai u kthye në shtëpi. Atë ditë ai bëri një tjetër foto të tij.

Kovitev, lufta, pas Kovitevit më 1945.
Burimi: rarehistoricalphotos.com

Edhe pse kanë kaluar vetëm katër vjet nga fotografia e mëparshme dhe ai është vetëm 34 vjeç, ai duket më shumë si një 54-vjeçar a më shumë.

Në foton e parë ai po shikon në objektiv ndërsa në të dytën po shikon përmes saj shikuesin. Paraqitja e tij atje të kujton një ikonografi bizantine të një asketi, pasi forma e tij është pothuajse e degraduar. Por ekspertët kanë theksuar se shikimi i zbrazët i Kovitev në foton e tij të pasluftës është një shenjë se ai vuante nga çrregullimi i stresit post-traumatik, i cili është mjaft i zakonshëm për veteranët e luftës dhe veçanërisht për ata që kanë qenë në vijën e frontit për një kohë të gjatë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermani: 15 Mijë Biznese Mbyllen për Shkak të Krizës Energjitike

Next Story

SHBA: Borxhi Publik që Ndrydh Superfuqinë

Latest from Info