Satanistët e SHBAsë po thërrasin, ulërasin dhe bërtasin se Ligji për Ndalimin e Aborteve është i gabuar, pasi nuk u lejon dhe u pamundëson kryerjen e ceremonive satanike, që lidhen me abortin.
Veç të tjerash po çirren duke thënë se ndalimi i aborteve shkel të drejtat e tyre fetare.
Tempulli Satanik këtë javë në shtetin Idaho, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, depozitoi padi kundër shtetit që votoi ligjin e ndalimit të abortit. Kështu, pas Teksasit dhe Indianas, shteti i tretë u bë Idaho që pranon indirekt dhe direkt një sulm satanik,mes organeve të drejtësisë.
Organizata Satanike justifikon padinë e saj drejtuar Shtetit Idaho tek fakti që duhet të mbrojë të drejtat fetare të anëtarëve të saj. E drejtë na qënka që disa njerëz, disa satanikë të përdorin embrionet e abortuara për të bërë ceremonitë e tyre stanike. Nëse kjo mund të quhet e drejtë dhe jo kanibalizëm dhe të dënohet me ligj.
Tempulli Satanik, kjo organizatë monstruoze por tejet e fuqishme, pasi ka më shumë nga 1.5 milion anëtarë në botë, ka shkruar se 3.500 anëtarëve të saj në Shtetin Idaho, një shifër e konsiderueshme, deri dhe e frikshme, pretendojnë që po u privohen të drejta ceremoniale satanike.
Oraganizata Satanike pretendon se për trupin e saj vendos vetë çdo grua dhe se nuk mund të ketë ligj që të ndalojë abortin. Për më tepër, Organizata e Satanit dëshmoi se femra furnizon embrionin me energjinë e saj, me oksigjen, me komponentë ushqimorë, me trupa dhe antitrupa, me nxehtësinë e trupit të saj dhe këtë embrion mund ta nxjerrë jashtë kur të dojë ajo dhe ta vendosë në shërbim të tyre nëse dëshiron.
Tempuli Satanik kërkon nga gjykata që të pengojë dhe të ngurtësojë veprimin e ligjit në Shtetin Idaho.
Thamë se Amerika është vendi i lirive, por ka dekada që SHBAtë janë vatra e diabolizmit dhe e lirive të shfrenuara të së keqes, që po dëmtojnë direkt individin.
Këta satanikë nuk mendojnë që në thelb, ABORTI ËSHTË VEPËR SATANIKE, është vrasje! Ose pikërisht këtë mendojnë, ndaj dhe e kërkojnë!