Biden Premton Sisteme të Mbrojtjes Ajrore për Ukrainën

Biden premton sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën pas sulmit me raketa. Pra, nuk bëhet më fjalë për negaociata apo mjete diplomatike, për t’i dhënë fund luftës. Amerika e paepur shkon drejt luftës së përgjakshme, me çdo kusht dhe çmim.

Presidenti i SHBAsë Joe Biden iu zotua presidentit të Ukrainës Volodomir Zelenski të hënën, se Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës sisteme të avancuara ajrore, pas breshërisë shkatërruese raketore nga Rusia.

Biden foli në telefon me Zelenskin për t’i dhënë garanci për mbështetjen e vazhdueshme të SHBAsë dhe për të dënuar “sulmet e pakuptimta” nga Rusia, e cila goditi objektiva civile.

“Presidenti Biden u zotua të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës mbështetjen e nevojshme për t’u mbrojtur, përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Biden i tha gjithashtu Presidentit Zelenski se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj do të vazhdojnë t’i imponojnë kushte Rusisë, “duke e bërë Rusinë përgjegjëse për krimet dhe mizoritë e kësaj lufte dhe duke i ofruar Ukrainës ndihmë dhe siguri ekonomike dhe humanitare”, tha Shtëpia e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar më shumë se 16.8 miliardë dollarë ndihmë amerikane për sigurinë, që kur Rusia hyri në Ukrainë më 24 shkurt dhe vendosi një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Moskës për veprimet e saj në Ukrainë.

Amerika po futet në territorin ukrainas dhe ushtarë dhe pilotë amerikanë do të luftojnë kundër rusësve. Në ditët në vazhdim Rusia do të përplaset njëkohësisht me ukrainasit, amerikanët, por edhe forcat e NATOs.

Dimër i gjatë dhe shkatërrues!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Palaçot e PDsë që Kërkojnë Reformë Territoriale Sot, Ekzekutojini Politikisht

Next Story

U Çmend Gazeta BILD: Manastire Hije Ruse në Athos (Mal i Shenjtë - Greqi)

Latest from Info