Palaçot e PDsë që Kërkojnë Reformë Territoriale Sot, Ekzekutojini Politikisht

Më 31 korrik 2014 kam shkruar këtë mini-artikull:

Shumë KRYTARË KOMUNASH, parazitë, vegjetativë, dembelë dhe të padijë, nesër shohin fillimin e fundit të tyre në pushtet dhe të ardhmen e tyre të papunë!

Shumica e tyre kanë harruar të punojnë, të mendojnë, të shqetësohen, të preokupohen, mbi të gjitha të lodhen dhe djersitin! Kam një frikë se 2015ta mund të jetë vit me shtim të rasteve depresive, apo edhe vetëasgjësuese, teksa me dhjetra e dhjetra KRYETARO-PUSHTETARË do të enden në tregun e lirë të punës dhe ekonomisë!

Dhe sa qesharakë janë disa, që çirren tani për të ruajtur kufijtë e komunave të tyre. Të gjithë e kuptojmë arsyen. Ndër ta edhe disa Kryebashkiakë, me 3 mijë banorë, që kërkonin të ngeleshin të vegjël dhe të papërfillshëm, për shkak të halleve që kanë ata dhe banorët e tyre dhe që Reformën e shikojnë si një “hall” ekstra. Qesharake? Pa më të voglin dyshim!

Reforma e vitit 2014 është edhe pak elektorale? Epo sigurisht! Por kush e ka votën plebishitare ka të drejtën, edhe atë morale, që të veprojë dhe operojë. 8 vjet ishte PD dhe aleatët e saj në pushtet (2005-2013) mund ta kishin bërë Reformën Administrative, nëse dëshironin dhe nëse kishin vullnetin. Por nuk e bënë, pikërisht, që t’i dembelosnin edhe më shumë këta kryetarkat, që na janë majmur në fonde, nga fondet publike, që kanë hyrë pa rroba në trup dhe sot janë me saraje.

Mirëmbetshi kryetarkat e mi, që ia shëmtuat faqen DHEUT!

Sot, 10 tetor 2022 i drejtohem Alibeajt dhe karagjozëve deputetë që e pasojnë “plantacionin” politik të kafshuar që u la Basha përkohësisht, si ngastër.

Ku ishin këta në vitin 2014 që të çaheshin dhe ndaheshin dhe t’i thoshin kryetarit të tyre Basha që të merrte pjesë në Reformën Administrativo-Territoriale?

Cilat janë qëndrimet e këtyre bufonëve në 2014? Nuk ka qëndrime nga këta, për të mos thënë që disa prej tyre publikisht deklaronin që nuk kishte pse të ishin pjesë e Reformës.

Ishin këta të pafytyrë që heshtën atëherë dhe që mbanin ison e kryetarit “brilantinë” për të mos marrë pjesë në Reformë, sepse këtyre nuk u intereson as pushteti lokal, as ai në nivel qarku, këtyre u interesonte dhe u intereson vetëm që të mbanin postin e deputetit dhe të gëzonin privilegjet që u jepte posti shëllharës dhe komod. Këta butaforikë injorantë, sepse të tillë janë, mos e vini në dyshim.

Kam biseduar në mars dhe në prill të vitit 2014 me disa prej tyre (për etikë të miqësisë nuk po përmend emrat e palaçove) dhe u kam thënë edhe me ton që PDja duhet të merrte patjetër pjesë në Reformë dhe jo vetëm kaq, u kam kërkuar që në një prej Qarqeve të Shqipërisë të isha pjesë e grupit, duke u thënë se kisha kualifikimin e duhur për Pushtetin Lokal dhe Programim-Zhvillimin, se kisha një përvojë jashtë vendit dhe mund të kontriuboja. Si mua, edhe të tjerë u kanë thënë të njëjtën gjë. Sigurisht që as na dëgjuan dhe as na përfillën, sepse Basha e kishte shitur Reformën dhe ja kishte lënë eksklusivitet Ramës.

Alibeaj dhe të gjithë pasvanët që sot kërkojnë Reformë tjetër Administrative, nuk kanë asnjë të drejtë jo vetëm politike, por as morale. Dhe teksa sot flasin për Reformë Administrative na bindin për atë që faktikisht dhe realisht janë: palaço, karagjozë dhe hajdutë të pushtetit që u ka falur komodite dhe kamje për 17 vite tani. Dhe në thelb, kërkesa për Reformë Administrative është “saze” për sebep, që të shpërngulin vëmendjen nga problematika reale, që është PDja. Kush e ka, si e ka, pse e ka, kush e ka vulën, kush e ka siglën dhe kush e ka më gjigante pafytyrësinë për të bërë turpe në kurriz të popullit.

Mendoj që nëse i hasni, kudo qoftë, mos i pështyni, nuk ka pse, gëlltituni më mirë, por trajtojini si të vdekur, si kufoma të pakallura, mbyllni sytë dhe largohuni. Varrmihësin e tyre e kanë gjetur, lërini atë të mbarojë punën e tij.

Kushdo gazetar që merret dhe angazhohet me këto kufoma politike, që vetëm politikë nuk dinë të bëjnë, duhet ta ketë për turp, që i merr në intervista dhe u kushton rëndësi, duke u dhënë kohë televizive, si dhe duke i futur pa lejë në shtëpitë e çdo shqiptari. Dhe çdo shqiptar që merret me këto gjallesa anti-shqiptare në qafë pastë veten.

“Moçali” i deputetëve pa eshtra të Alibeajt duhet abandonuar, injoruar dhe koha do i gëlltitë pa i përtypur.

Jo vetëm kaq, malësori nuk ka pse t’i bëjë pjesë të formacionit, apo siç e quajnë, Partisë së rithemeluar dhe mos zhgaravitet më duke iu kërkuar bashkëpunim.

Luani plak nuk ka nevojë për karrota, edhe nëse nuk ka gjah politik përreth!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Covid-19 Burgosi Klerikun me Vendim të "Drejtësisë" Greke

Next Story

Biden Premton Sisteme të Mbrojtjes Ajrore për Ukrainën

Latest from Opinione