Kryeministri polak Morawiecki po akuzon Norvegjinë se po përfiton nga eksporti i gazit në Europë, pas mbylljes së rrjetit gazsjellës nga Rusia.
Sipas “The Washington Post”, shumë qytetarë europianë po kritikojnë vendin skandinav, që ka filluar të vjelë shuma të ardhurash financiare të mëdha pas operacionit ushtarak rus në Ukrainë.
Kryeministri polak Morawiecki i bën thirrje autoriteteve norvegjeze që të ndajnë fitimet e tyre gjigante me Ukrainën, duke e akuzuar Oslon si përfituese indirekte nga konflikti.
Sipas agjensisë amerikane dhe Polonisë, Norvegjia do të marrë 109 miliardë dollarë nga shitja e gazit dhe naftës këtë vit, ose 82 miliardë dollarë më shumë se në vitin 2021.
Këto janë absurdet e BEsë dhe logjika e munguar e të gjithëve, që teksa u vetvranë duke i vënë sanksione Rusisë, tani i kthehen Norvegjisë, e cila po i shpëton teksa u jep ende gaz dhe naftë, që të ndajë fitimet me Ukrainën.
Paralogu dhe çmenduria janë ulur këmbëkryq në Europë dhe fundi do të jetë tragjik për europianët e BEsë. Sa për Poloninë, janë të shumtë analistët e djathtë që nuk e konturojnë dot më qëndrimin e saj në këtë konflikt dhe e shikojnë si një prej vendeve që koflikti do ta prekë shumë shpejt, teksa po bëhet provokative, sot, edhe me shtete asnjanëse si Norvegjia.
Norvegjia është shtet sovran dhe Polonia nuk ka asnjë rol dhe asnjë funksion atje, këtë duhet ta dijë dhe nëse nuk e di Polonia, duhet t’ja bëjë të qartë Norvegjia tashmë dhe ta trajtojë këtë “sulm” si ndërhyrje në punët e saj të brendshme, si dhe akuzë abuziviteti. Ndërkohë që sot Norvegjia po luan rolin e shpërtimtarit dhe është normale që të shesë gaz dhe naftë në çmime më të larta, sepse mendon për qytetarët e saj, siç duhet të mendonin qeveritë europiane kur i vendosnin sanksione Rusisë.