Eurodeputetja Gjermane: “80% e Grave Shtatzëna që Morën Vaksinën mRNA Abortuan!”

/

Një ankesa shokuese bëri eurodeputetja gjermane pranë Parlamentit Europian duke dhënë statistikën e frikshme, që 80% e grave shtatzëna që morën vaksinën mRNA, kanë abortuan.

Përfaqësuesi i Pfizer pranoi në Parlamentin Europian se vaksina nuk ishte testuar për parandalimin e transmetimit!

Ndërkohë eurodeputetja gjermane bëri ankesë tronditëse në Parlamentin Europian gjatë takimit për Pfizer/BioNTech, për SMStë e diskutueshme, për efektivitetin e vaksinës, për çmimet e saj dhe provat klinike përpara se të aplikohej në miliona qytetarë.

“Ju varrosët studimin klinik për gratë shtatzëna dhe fetuset e vdekura! 83% e grave shtatzëna (të vaksinuara) në këtë studim humbën fetusin”, tha me ton të lartë Dr. S. Limmer, eurodeputete, njëkohësisht, biologe në një kompani bioteknologjike, e specializuar në zhvillimin e metodave dhe barnave (terapeutikë RNAi) dhe shefe e departamentit të biologjisë qelizore.

CEO i Pfizer, Albert Burla, anuloi seancën e dëgjimore, teksa do gjendej para Komitetit të posaçëm të Parlamentit Europian për COVID-19, ku pritej të përballej me pyetje të vështira, për mënyrën sesi ishin bërë marrëveshjet sekrete të vaksinave.

Në të njëjtin takim, N. Dupont-Aignan, kryetar i Partisë “Debout la France”, deputet i Parlamentit francez dhe kandidat në zgjedhjet presidenciale, tha:

“Ne e kuptojmë mirë pse CEO i Pfizer, Albert Burla refuzoi seancën dëgjimore në Parlamentin Europian. Përfaqësuesi i Pfizer pranoi se vaksina e saj nuk është testuar për të parandaluar transmetimin. Të gjithë të vaksinuarit, të gjithë të mbrojtur, kjo ishte një gënjeshtër! Një skandal i ri.”

Pas këtij zbulimi, të gjitha ata që dyshonin tek vaksina dhe nuk pranuan ta merrnin, sot po dalin të vërtetë, edhe pse për afro 2 vite e gjysëm të diskriminuar dhe të vendosur në objektiv sulmesh, disa edhe të papunë, tha presidenti i Partisë franceze “les Patriotes”.

R. ROOS, eurodeputeti holandez theksoi: “Gjatë një seance dëgjimore për Covid, një ekzekutiv i Pfizer më rrëfeu se në kohën e prezantimit të saj, vaksina nuk ishte testuar kurrë për të parë nëse ndalon transmetimin e virusit apo jo. Kjo heq çdo bazë ligjore për pasaportën Covid që ka çuar në një diskriminim masiv institucional. Unë e konsideroj atë kriminale dhe skandaloze”.

Mbetet të ndërmerret një nismë padish nga çdo qytetar, apo familje, pranë gjykatave dhe prokurorive të distrikteve ku janë rezidentë, për të kërkuar çdo dëmshpërblim financiar që iu takon nga shteti dhe “specialistët” e Covid-19, pasi mes karantinimit, maskës dhe vaksinimit apo mos vaksinimit iu është dëmtuar jeta, shëndeti mendor dhe fizik, mirëqënia, puna dhe profesioni, qetësia dhe harmonia familjare, kushtet e jetesë nën presionin e panikut dhe diktaturës sanitare. Një valë masive padish, do të çonte përpara përgjegjësisë ligjore dhe ndëshkimit, të papërgjegjshmit në qeverisje, që me vullnet vranë kombasit e tyre, si dhe kupolën e Bashkimit Europian përpara ligjit.

Tërmetet e njëpasnjëshme do të sjellin në fund cunamin! Countdown!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Vaksinat & Pfizer Skandali më i Madh në Historinë e Njerëzimit

Next Story

"Komandanti" Kundër të Gjithëve në Këshillin Europian - E Kryqëzuan! (video)

Latest from Info