BE Sulmon për Herë të Parë SHBA

/

BEja sulmon për herë të parë SHBAnë dhe Norvegjinë për “para të zezë”: “Ju po përfitoni nga lufta dhe po na shisni LNG të shtrenjtë”.

“Disa vende, madje edhe ato miqësore, po na ofrojnë çmime astronomike në disa raste”, thotë BEja.

Ka një shqetësim në rritje në radhët e Bashkimit Europian për fitimet e paprecedenta që bëjnë SHBAja dhe Norvegjia mes çmimeve të larta të gazit të lëngshëm natyror (LNG), pasi ata shohin se pas vendosjes fillestare dhe të shpejtë të sanksioneve ndaj Rusisë, tani po mbeten pa karburant, ndërsa disa aleatë mbushin arkat e financave të tyre.

Siç raporton “Euractiv”, gjithnjë e më shumë vende po sulmojnë Uashingtonin dhe Oslon, duke lëshuar “akuza” për mungesë solidariteti.

Rritja e çmimeve për shkak të përplasjes midis Perëndimit dhe Rusisë ka detyruar BEnë për të kaluar në LNG, ndërkohë që disa vende kanë kërkuar prej kohësh hapjen e negociatave me Norvegjinë.

Kësaj ideje i është bashkuar tashmë edhe Gjermania, e cila gjithsesi ka marrë kritika të ashpra për politikën e njëanshme që ndjek në përballjen e krizës, por që duket e paaftë për të gjetur gaz natyror në sasitë dhe çmimet që i nevojiten.

Eurodeputeti i Gjelbër gjerman Michael Bloss shkruan në faqen e tij se: “Mungesa e gazit natyror dhe lufta strategjike e Rusisë nuk duhet të na dobësojnë brenda BEsë. Si aleatë, ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Ndërkohë që jemi në luftë me Presidentin Putin, SHBA duhet të ofrojë LNG bazuar në nivelin e çmimit të vitit të kaluar”.

Ai propozoi gjithashtu tregje të përbashkëta europiane të gazit natyror, duke e përshkruar masën si “mënyrën e vetme që ne të jemi në gjendje të afirmojmë fuqinë tonë në treg”.

Draft dokumenti i konkluzioneve të takimit në Pragë pritet që në fund të fundit t’i kërkojë Komisionit të përshpejtojë negociatat me partnerët për të aritur uljen e çmimit.

Vështirësitë teknike

Ekspertët megjithatë, paralajmërojnë se një qasje e re është teknikisht e vështirë, pasi këto vende, veçanërisht SHBA, vështirë se do të binden të ndërhyjnë në tregun e tyre.

“Duket e pamundur” shpjegoi Thierry Bros, një ekspert i gazit natyror dhe profesor në Universitetin “Po”. “Disa janë kontrata private dhe nuk e di sesi mund të zbatohet ulje çmimi nëse nuk është parashikuar në kontratë” tha ai për EURACTIV.

Sipas Bros, është po aq e pamundur që Norvegjia të dorëzohet ndaj kërkesave europiane. “Për Norvegjinë, kushtetuta mandaton qeverinë të maksimizojë qiranë e hidrokarbureve” vuri ai në dukje.

Megjithatë, ka disa faktorë themelorë që mund të hapin derën për një kompromis midis BEsë dhe dy vendeve eksportuese të gazit.

Një burim i BEsë beson (ose më mirë shpreson) se nga fillimi i vitit 2023, kur embargoja europiane të hyjë në fuqi, Rusia do të detyrohet të kërkojë klientë, kjo do të thotë se Rusia do të detyrohet të bëjë lëshime përsa i përket çmimit.

“Prandaj, çmimi po rritet tani, për të maksimizuar fitimin më vonë”, thekson i njëjti burim.

Në fund të fundit, njoftimet e OPEC+ shkaktuan zemërim në SHBA, me Biden që deklaroi zhgënjimin e tij.

SHBA është në mes të një shbllokimi strategjik 1-vjeçar të benzinës, nga stoku kombëtar, me qëllim që të mbajë çmime të ulëta.

Në këtë pikë, thotë ministri gjerman i ekonomisë, BEja mund të ndërhyjë, siç ka bërë në të kaluarën.

“SHBAja u kthye nga ne kur çmimet e naftës u rritën, duke shfrytëzuar kështu rezervat kombëtare të naftës në Europë gjithashtu” shpjegoi Hambeck, duke shtuar, “unë mendoj se një solidaritet i tillë do të ishte gjithashtu i mirë për të mbajtur çmimet e gazit në nivele të arsyeshme”.

Çfarë do të ndodhë me Norvegjinë?

Në Veriun europian, BEja mendo se nuk do të duhet të fitojnë më shumë në një periudhë kaq kritike.

“Ka raste kur nuk është argëtuese të fitosh para dhe kjo është njëra prej tyre” tha që nga marsi Ministrja Norvegjeze e Naftës dhe Energjisë Terje Aasland.

Qeveria e Norvegjisë, duket se nuk ka për të ulur çmimin, duke ditur tani më, se është bërë furnizuesi më i madh i karburanteve fosile në BE.

Bashkimi Europian po shkon nga gabimi në gabim. Këto që ndodhin na bindin që nuk ka as strategji dhe as planifikim të brendshëm, brenda strukturave dhe vendeve anëtare të BEsë. Duket që gjërat ndodhin spontanisht, sepse drejtuesi i situatës ndodhet përtej Atlantikut. Po duket qartë që Europa është pasonjëse dhe pësonjëse njëkohësisht, e një situate që pa më të voglin dyshim nuk e ka hartuar ajo, në tërësinë e vendeve anëtare, por i është imponuar qëndrimi antirus dhe tani është duke ndjekur një rrugë pa kthim, që do të ketë shumë vështirësi dhe dhimbje, dhe shumë zhgënjime kryesisht nga aleati i saj i madh, SHBA.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Komandanti" Kundër të Gjithëve në Këshillin Europian - E Kryqëzuan! (video)

Next Story

Putin: "Tani Uria - 'Miliardi i Artë' Perëndimorët që Jetuan në Kurriz të 6.5 Miliardë Njerëzve të Tjerë

Latest from Info