Putin: “Tani Uria – ‘Miliardi i Artë’ Perëndimorët që Jetuan në Kurriz të 6.5 Miliardë Njerëzve të Tjerë

/

Putin: “Miliardi i artë” qytetarët perëndimorë jetuan në kurriz të 6.5 miliardë njerëzve të tjerë. Tani, uria!”

“Ne do të ndryshojmë kushtet e sistemit financiar global.”

Gjatë deklaratës së tij në Konferencën për “Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi” (CICA) në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, Presidenti rus Vladimir Putin parashikoi një të ardhme të zymtë për Perëndimin dhe popullsinë e tij, pasi e karakterizoi si “miliardin e artë” që ka jetuar me shpenzimet e të tjerëve dhe tani do të shohë urinë dhe tronditjen, në një përmasë tjetër më të madhe.

“Rusia është në favor të rishikimit të parimeve të sistemit financiar global” shtoi ai.

Theksoi rreziqet “e urisë dhe goditjeve në shkallë të gjerë në kontekstin e paqëndrueshmërisë së energjisë dhe çmimeve të ushqimeve në botë”.

Me “miliardë të artë” presidenti rus Vladimir Putin nënkupton banorët e Perëndimit që kanë jetuar me shumë herë më shumë pasuri sesa pjesa tjetër e banorëve të planetit.

Sa i përket sistemit të favorshëm financiar për Perëndimin, ai nënkupton sistemin e dollarit amerikan mbi bazën e të cilit kryhen transaksionet ndërkombëtare (edhe pse tashmë janë në rënie) dhe mbi bazën e të cilit amerikanët mund të vendosin sanksione ekonomike ndaj kujtdo, të cilët ata i konsiderojnë të jetë kërcënim për gjeopolitikën e fuqisë së tyre, me pak fjalë për këdo që nuk i pëlqen.

Duke deklaruar se Azia është një rajon ku po shfaqen qendra të reja të pushtetit, Putin argumentoi se kontinenti ka një rol të madh për të luajtur, drejt kalimit në një rend botëror shumëpolar.

“Është thelbësore të hiqen të gjitha barrierat për zinxhirët e furnizimit në botë”, tha ai.

Putin nënvizoi gjithashtu përpjekjet e vendit të tij për të formuar një sistem sigurie të barabartë dhe të pandarë.

Udhëheqësi rus mbërriti në Astana të mërkurën dhe pritet të zhvillojë disa bisedime trepalëshe dhe bilaterale.

Putin do të marrë pjesë gjithashtu në Këshillin e Kryetarëve të ‘Commonwealth of States’ (CIS) dhe në ‘Samitin Rusi-Azi Qendrore’ në kryeqytetin e Kazakistanit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

BE Sulmon për Herë të Parë SHBA

Next Story

Po Shkojmë Drejt Luftës III Botërore?

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe