Gjatë fjalës së tij para votuesve të Partisë në pushtet për “Drejtësi dhe Zhvillim”, ministri turk i Punëve të Brendshme Sulejman Sojlu thotë se me ndihmën e Allahut, Turqia do të hartojë Rendin e Ri të gjërave në botë dhe Perëndimi “do hajë pluhurin e tij”.
Ja pra, Turqisë, këtij vendi, SHBAtë duan t’i japin avjonë luftarakë F-16 Viper me të cilët do të kërcënojnë çdo ditë Greqinë dhe vende të tjera.
Për ta arritur këtë, amerikanët hoqën kushtet që kufizonin shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi në versionin e Senatit të Aktit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBAsë (NDAA) të vitit 2023.
Me fjalë të tjera, hapet rruga për furnizimin me luftëtarë të rinj si dhe përmirësimin e atyre më të vjetër, pa asnjë detyrim për t’i përdorur ato.
“Allahu do të na e japë atë. Ne do të hartojmë Rendin e Ri të gjërave. Shfrytëzuam rastin. Aleanca jonë është një aleancë e rrugës së Allahut. Pas vitit 2023 do të ecim aq shpejt sa Perëndimit do t’i duhet të hajë pluhurin tonë”, tha S. Sojlu, duke pyetur të pranishmit nëse janë gati, si turq, t’i japin një “mësim” SHBAsë dhe Europës.
“A jeni gati t’u jepni një mësim këtyre ambasadorëve perëndimorë në Turqi, SHBA dhe Europë? A jeni gati për ta bërë shekullin e 21të, shekulin e Turqisë?”, me këto fjalë përfundoi ai fjalën e tij në takim.
Mesa duket SHBAtë e kanë hak këtë “aleat”, meqë ende nuk e kanë kuptuar me kë kanë të bëjnë, kur negociojnë dhe bëjnë marrëveshje me Turqinë.