Çfarë po Thotë Medvedev për Qeveritarët e Perëndimit? – Kërcënim!

/

Kori i të papërgjegjshmëve.

Numri i të poshtërve mes elitës politike perëndimore, që bëjnë thirrje për dërgimin e trupave të tyre në një vend inekzistent, po zgjerohet.

Tani elita e të papërgjegjshmëve përfshin përfaqësues të Kongresit të SHBA, udhëheqjen franceze dhe britanike, si dhe individë të çmendur nga shtetet baltike dhe Polonia.

Po bëjnë gjithashtu thirrje për përdorimin aktiv të armëve të tyre raketore, të cilat i kanë marrë një pjesë të madhe nga Rusia.

Dhe ky nuk është një acarim pranveror, por një përllogaritje cinike për divident politik. Ekziston një lloj degradimi total i klasës sunduese në Perëndim. Kjo klasë me të vërtetë nuk dëshiron të lidhë logjikisht gjërat krejt elementare. Dërgimi i trupave të perëndimorëve në territorin e Ukrainës, do të sjellë hyrjen e drejtpërdrejtë të vendeve të tyre në luftë, të cilës ne do të duhet t’i përgjigjemi. Dhe, mjerisht, jo në territorin e Ukrainës.

Në këtë rast, asnjëri prej tyre nuk do të mund të fshihet as në Capitol Hill, as në Pallatin Elysee, as në Downing Street 10. Do të vijë një katastrofë botërore.

Kennedy dhe Hrushovi ishin në gjendje ta kuptonin këtë lloj situate më shumë se 60 vjet më parë. Por budallenjtë aktualë infantilë që kanë marrë pushtetin në Perëndim, nuk duan ta kuptojnë.

Dhe kjo është arsyeja pse sot Shtabi i Përgjithshëm filloi përgatitjet për stërvitjet, duke përfshirë aktivitetet për testimin praktik të përgatitjes dhe përdorimit të armëve bërthamore jostrategjike.

Previous Story

Peshkaqen në Brigjet e Glyfada - Athinë, Greqi!

Next Story

Zbulohet Sekreti “i Errët” i Detit të Kuq: “Liqenet e Vdekjes” në Fund të Tij!

Latest from Info

Apokalipsi i Joanit

Dragoj, krijesa të çuditshme, beteja epike dhe një histori e thellë dashurie, e shënuar nga keqdashja