Alexey Reznikov, Ministri i Mbrojtjes, deklaroi: “Jemi de facto anëtar i ΝΑΤΟs, i jam mirënjohës z.Stoltenberg”.
Megjithëse vendet anëtare të Aleancës nuk i janë përgjigjur ende kërkesës së Ukranisë për anëtarësim në NATO.
“Jam mirënjohës në përgjithësi për NATOn dhe veçanërisht për Jens Stoltenberg dhe mbështetjen e tij në Ukrainë. Të gjithë kemi bashkë një rrugë të gjatë dhe jemi të bashkuar ‘de facto’ me Aleancën”, këtë mesazh ka dhënë mes Twitter Ministri i Mbrojtjes, Reznikov.
Ndërkohë Këshilltari Europian Thierry Breton ka thënë se Kievi nuk do të mund të hyjë në NATO, të paktën për sa kohë vazhdojnë konfliket luftarake.
Stoltenberg, nga mbledhja e Asamblesë së Përgjishme të OKBsë dha një mesazh të qartë pro Ukrainës dhe kundër Rusisë, të cilën e quajti okupatore të territoreve ukrainase.
Por edhe votimi i fundit në OKB, tregoi se shumica e vendeve janë pro Ukrainës.
Këto dhe të tjera të pathëna publikisht, e bëjnë Ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës që të bëjë këtë deklaratë provokuese, si të dëshirojë përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës në territorin e vendit të tij.