Erdogan akuzohet për transferim fondesh në shifra astronomike në SHBA. Akuzat vijnë nga përtej Atlantikut, por edhe nga shërbime brenda vendit, ‘underground’ dhe publikisht nga opozita turke. Të treja burimet e informacionit konvergojnë në dy të dhëna, e para, Presidenti Erdogan, djali dhe vajza e tij po transferojnë në Amerikë fonde monetare marramendëse, si dhe janë duke ndërtuar në zonën Manhattan një godinë shumëkatëshe.
Ky është Sulltani dhe “American Dream” i fëmijëve të tij. Nga Anadolli i burrit me mustaqe dhe hanëmes me shami dhe ferexhe, otomani po shkon tek vajza ektravagante, ndoshta edhe pak e përdalë e Perëndimit, Amerika.
Presidenti Erdogan dhe dy fëmijët e tij janë përfshirë prej disa kohësh tashmë, në transferim shumash të mëdha parash në Shtetet e Bashkuara, përmes fondacioneve të tyre dhe në forma të tjera të transfertave ‘cash’. Po përgatitet për t’u larguar nga Turqia në rasti të humbjes së pushtetit në zgjedhjet e ardhshme?
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përmes dy fondacioneve po ndërton një qendër gjigante biznesi në Manhattan, New York City, në zonën më të shtrenjtë të Shteteve të Bashkuara. Ka blerë gjthashtu në Amerikë edhe një pronë fermë.
Çuditërisht, nuk po e ndërton në Moskë shumëkatëshin, as në Shangai, as transfertat nuk po i bën në Rusi, as në Arabinë Saudite, as gjetiu, por në Amerikë.
Sa më sipër që të kuptoni që Perëndimi e ka mbajtur dhe përkëdhelur Sulltanin, Turqinë ndër shekuj. Tani, po ky Perëndim që i ka dhënë dorëlëshuar gjithçka ka dashur për 25 vjet, para largimit, ka për ta përdorur edhe në këto momente ky mund të bëjë edhe hatanë në Ballkan, për hir të Amerikës. Dhe më pas do gjejë strehë në gjirin e aleates Amerikë, ai dhe fëmijët e tij, pasi të ketë bërë gjëmën në Europë, mes Ballkanit.
Fondacionet “TÜRGEV” dhe “Ensar” i ka denoncuar edhe opozita turke dhe jo vetëm kaq por ka përmendur se këto fondacione kanë transferuar në Amerikë 61 milionë dollarë, vetëm kohët e fundit. Fondacioni “TÜRGEV” është themeluar që në vitin 1996 nën iniciativën e Recep Tayyip Erdoğan. Shikoni sesa largpamës ka qenë Sulltani, ose sa mirë e kanë mësuar Këshilltarët amerikanë. Anëtarët e Bordit të Fondacionit janë vajza e Erdoganit, Esra Albayrak dhe djali i tij, Bilal Erdoğan.
Në qershor 2023 në Turqi do të ketë zgjedhje, por përpara se të ketë zgjedhje, të gjithë po deklarojnë se Turqia do të angazhohet në një luftë që do e iniciojë ajo vetë, padyshim me shtysën e aleates besnike të Perëndimit. Do të godasë Greqinë, Qipron, ndoshta edhe Bullgarinë? Për t’u parë, por të gjitha gjasat janë që në këtë situatë të mjegullt, aleatja përtej Perëndimit, do ta përdorë Rexhepin në aktin e tij të fundit për destabilizim të Europës dhe për përshkallëzim të luftës.
Sulltani dhe familja, përpara se të largohen për në Amerikën e “ëndrrës”, do të zgjohen një mëngjes për të bërë gjëmën dhe më pas do të largohen, ashtu siç bëri gjatë grushtit të shtetit, para disa vitesh. E la edhe vendin, edhe popullin dhe u arratis me helikopter për të shpëtuar kokën.
Ky është Sulltani, kjo është Turqia heterogjene, e mëkuar dhe e mbështetur nga Perëndimi!