Kina u Bën Thirrje Qytetarëve të Saj të Largohen nga Ukraina

/

Kina mes Ministrisë së Jashme paralajmëron pasiguri për qytetarët e saj në Ukrainë.

Ajo u bëri para pak orësh, zyrtarisht tani më, thirrje qytetarëve të saj që gjenden ende në Ukrainë të marrim menjëherë masat për t’u larguar, duke kërkuar evakuim të nështetasve kinezë nga Ukraina, pasi ka parasysh situatën e rëndë dhe tejet të pasiguritë brenda Ukrainës.

Apeli u bë nga Ministria e Jashtme dhe ambasada e Kinës në Ukrainë në një njoftim për shtyp, mes të cilit bëhej e ditur se nuk mund të ketë më vonesa në largim.

Ambasada e Kinës në Ukrainë do të ndihmojë në organizimin e evakuimit dhe transferimit të personelit në rast nevoje. Ata shtetas kinezë që gjenden në Ukrainë duhet të kontaktojnë ambasadën sa më shpejt të jetë e mundur dhe të regjistrojnë të dhënat e tyre personale, që t’u mundësohet kthimi i menjëhershëm në Kinë.

Personave që evakuohen dhe transferohen vullnetarisht vetë u kërkohet të raportojnë në misionin diplomatik të dhënat e tyre personale dhe datën, si dhe mjetin e udhëtimit.

*Kjo thirrje e Qeverisë Kineze mes Ministrisë së saj të Jashtme për nënshtetasit kinezë në Ukrainë, nuk është panik pa shkak, por masa paraprake imediate, teksa padyshim Kina ka informacione “të klasifikuara” mbi rrjedhën e mundshme të ngjarjeve dhe të situatës në Ukrainë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Erdogan Transefron Fonde në SHBA - Ndërton Gradaçielë në Manhattan NY

Next Story

Bill Gates: Covid Epidemi Globale - Mobilizim - Vaksinim

Latest from Info

“Turbo” Medvedev!

Askush nuk dyshoi se ligjvënësit amerikanë do të miratonin “ndihmën” për bandën e neo-nazistëve. Ishte një