E nxorrën për “Kolotumba” Politike Parazgjedhore – Biden Bëri Autogol

/

Në Konferencën për shtyp të para disa orëve Presidenti Biden duket se doli për të përmbysur çdo deklaratë të bërë deri më dje, lidhur me luftën, Rusinë dhe Presidentin rus Putin. Kështu e kishin këshilluar dhe për këtë u shfaq në sallën e Konferencave.

Gazetarët e vunë me shpatulla pas murit me një seri pyetjesh, mes të cilave tregoi fillimisht një qëndrim ndryshe ndaj Rusisë, përsa kohë ishte brenda tekstit të shkruar, të parapërgatitur, edhe pse gjithçka lexohej se ishte një dredhë, apo “kolotumbë” elektorale. Të gjitha këto bëhen pasi u vu re në opinionin publik amerikan, se amrikanët nuk dëshirojnë luftë me Rusinë, nuk u intereson Ukraina, por vendi i tyre dhe bashkëqytetarët e tyre.

Amerikanët në idenë e një përplasjeje bërthamore janë alarmuar së tepërmi dhe nuk e kuptojnë shkakun pse qeveria amerikane do të duhet të përplaset me Rusinë në Ukrainë. Pasojat rëndojnë mbi ta dhe askënd tjetër. Pse bijtë e nënave amerikane duhet të shkojnë të luftojnë në Ukrainë. Kundër kujt dhe përse?

Përballë valës popullore kundër, Presidentin Biden e këshilluan dhe i thanë të tërhiqet përkohësisht, deri në përfundim të zgjedhjeve. Por Biden u tërhoq vetëm përsa kohë lexonte atë që i ishte shkruar. Kur erdhi momenti i pyetjeve nga gazetarët, Biden u kthye në identitet dhe ja çfarë tha duke ofenduar edhe vetë shtetasit e tij.

Gazetari: “Keni vullnetin të takoheni me Vladimir Putin?”

Biden: “Putin ka ndryshuar sjelljen, jo mendjen. Çfarë të bisedoj me Putin? Ai më tha në takimin e fundit që ka dy objektiva, të mos lejojë futjen e Ukrainës në NATO dhe mos lejojë armatimin e saj me armë bërthamore nga Amerika, apo gjetiu. Por ne nuk mund t’i mbyllim derën një vendi që dërshiron të anëtarësohet në NATO. Dhe kur flasim për armë bërthamore duhet të flasim edhe për territorin rus që ka armë bërthamore”.

(Kërcënim direkt Rusisë për armët e saj bërthamore. Që të mos ketë Ukraina armë bërthamore që i çohen nga Amerika dhe NATO, do të thotë që nuk duhet të ketë Rusia, kjo është logjika e Presidentit amerikan.)

Gazetari: “Më duket se po bëni një tërheqje sot në këtë konferencë, teksa vetë ju, personalisht ju, përpara pak ditësh thatë se trupa amerikanë do të shkojnë në Ukrainë, thatë se mund të përdorim edhe armë kimike / bërthamore, si dhe folët se ju do të ndryshonit regjimin në Rusi”.

Biden: “Asnjë nga të treja nuk qëndron, nuk më keni kuptuar, më keni interpretuar keq. Amerika do të ndihmojë Ukrainën atje ku mundet. Nuk do të dërgojmë trupa, kam thënë që trupat e ukrainasve që janë stërvitur në Poloni do të shkojnë në Ukrainë, këtë kam thënë. Dhe nuk kam folur për rrëzim regjimi në Moskë”.

(Këtu Presidenti mohon gjithçka edhe pse është e dokumentuar me zë dhe figurë, por në skeletin e dytë të pyetjes, sërish mban linjën e këshillimit dhe pretendon se nuk synon rrëzimin e regjimit të Moskës.)

Më pas gazetari i thotë: “Ju keni deklaruar vetë, fjalët tuaja citova, që do i përgjigjemi Rusisë me armë kimike dhe bërthamore. Çfarë nënkuptoni, meqë gjithçka e thoni me nënkuptime?”

Biden i përgjigjet: “Nuk ta them! Pse duhet të ta them ty se çfarë do të bëj unë? Pse budalla jam unë?”

Gazetari shton: “Duhet ta dinë njerëzit!”

Biden reagon nxitimthi: “Njerëzit duan të dinë shumë gjëra, por unë nuk do u them se çfarë kam ndërmend të bëj unë. Rusia e di përgjigjen time!”

Rusia e di përgjigjen e tij, por populli i tij nuk ka pse ta dijë përgjigjen e tij. Ky person, që krijoi në Ukrainë si zv.President i SHBAve Oraganizatën Naziste “Avov” dhe të tjera të tilla, ky njeri që bëri të gjitha llojet e trafiqeve dhe korrupsioneve në Ukrainë, sot drejton Amerikën.

Lufta në thelb është Rusi – Amerikë dhe mesa duket Biden ka për ta shuar popullin e tij, ky dhe të tijtë nuk kanë kthim pas, po shkojnë të shkatërojnë Europën dhe Rusinë, por mesa duket do shkatërrojnë Amerikën, pa e kuptuar dhe krejt papritur.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Komandanti i Përgjithshëm Rus: "Do ta Rrafshoj Ukrainën!"

Next Story

Ditë "Apokaliptike" në Kiev - Ukrainë

Latest from Info