Ushtaraku amerikan Scott Ritter, një ish inspektor armësh i OKBsë, u flet gjermanëve për sfondin e luftës në Ukrainë, duke diskutuar rolin e Gjermanisë dhe duke theksuar se vendi ka një përgjegjësi historike, si dhe një të kaluar historike të dënueshme, ndaj qytetarët për shumë arsye duhet të jenë të kujdesshëm për furnizimin me armë të një vendi ku nazistët po bëjnë luftë.
Ndër të tjera, ushtaraku amerikan në intervitën e tij televizive tha:
“Mendova se Gjermania ishte një vend demokratik.
Por kur Ministrja e Jashtëm mund të ngrihet dhe të thotë se nuk i intereson populli gjerman, se ai është i parëndësishëm për të, se vullneti i popullit gjerman nuk do të thotë absolutisht asgjë për atë dhe ajo kujdeset vetëm për Ukrainën, çfarë tregon kjo?
A është Gjermania një demokraci? Apo qeveria gjermane punon për dikë tjetër dhe jo për popullin gjerman? Cili është roli i Gjermanisë këtu?
Unë isha në Gjermani në vitet ’70! Kishte shumë burra 50-vjeçarë që kishin luftuar në Luftën e II Botërore. Njerëzit me të cilët kam bashkëvepruar e kishin jetuar Luftën e II Botërore në kohën e Adolf Hitlerit dhe ishin të vetëdijshëm për të kaluarën e Gjermanisë, ata ishin të vetëdijshëm për krimet që kishte kryer Gjermania, si dhe ishin të vetëdijshëm për domosdoshmërinë absolute që Gjermania të mos përfshihej më kurrë në krime të tilla, veçanërisht në krime që lidhen me ideologjinë e nacionalsocializmit, me ideologjinë naziste.
E megjithatë sot Gjermania përqafon një regjim nazist në Ukrainë, një regjim që ka adoptuar ideologjinë e Stepan Bandera, një njeri që luftoi përkrah SS.
Populli gjerman duhet të zgjohet, të rilexojë historinë dhe të kuptojë se çfarë ndodhi herën e fundit kur Gjermania përqafoi këtë ideologji të neveritshme. Po rrëshqet në rrugën e gabuar, Gjermani! Ju jeni duke rrëshqitur në rrugën e gabuar, gjermanë!
Rusia nuk e sulmoi gazsjellësin ‘Nord Stream 2’. Amerika e sulmoi! Çfarë bëri dhe çfarë tha Gjermania për këtë? Pra, kush është i keqi në këtë histori? Gjermania është përfundimisht sërish në anën e gabuar të historisë.
A ka popull në atë vend?!”
Një intervistë e fortë, shumë e ashpër e ushtarakut amerikan, drejtuar gjermanëve, një prej zërave që Media e sistemit e mbyt, por ka mjaftueshëm hapësira të tjera të informacionit që i japin hapësirë edhe kësaj fjale, edhe këtij mendimi, që kundërshton demonët e planifikimit të luftës, shkaktarët e vërtetë të saj.