“Bomba” nga Bill Gates për Europën

/

Bill Gates foli për krizën energjitike në Europë.

Gjithçka po e shfaqin hapur, asgjë nuk do të mbetet më sekret, konstilacioni po i thotë të gjitha ato që ka planifikuar në afatgjatë.

Ndërsa njerëzit në Europë po përballen me perspektivën për të mos qenë në gjendje të përballojnë ngrohjen e shtëpive të tyre këtë dimër dhe duke përjetuar errësirë ​​të ftohtë në zonat urbane dhe rurale, Bill Gates tha se “në planin afatgjatë” kriza e energjisë është një gjë “e mirë”.

Duke promovuar firmën e tij të investimeve të Teknologjisë Klimatike “Breakthrough Energy Ventures”, Gates i tha Medias CNBC se, “njerëzit janë bërë pak më optimistë rreth asaj se, sa shpejt mund të ndodhë tranzicioni (energjitik)”, mesa duket duke iu referuar tranzicionit drejt energjisë së gjelbër që do të sjellë plani i “Great Reset”.

“Pa gazin rus të disponueshëm për Europën … janë përballë një pengese” tha Gates “por duhet të gjejmë burime jo-ruse të hidrokarbureve për t’i zëvendësuar ato, kështu që ka uzina qymyrguri që duhet të vihen në punë momentalisht dhe një sërë zgjidhjesh, sepse mbajtja e njerëzve ngrohtë dhe e ekonomisë në funksion është prioritet, por nga ana tjetër, kriza është e mirë në planin afatgjatë, sepse njerëzit nuk do të duhet të varen më nga gazi rus, kështu që ata mund të kalojnë më shpejt në strategji të reja të burimeve energjitike”.

Nga ana tjetër specialistët deklarojnë se Europa mund të kalojë drejt energjisë së gjelbër, vetëm pas afro 20 viteve, nëse punohet me intesitet dhe nëse të gjitha financimet do të synohen për këtë sektor, diçka që nuk mund të ndodhë. Për rrjedhojë, pengimi i energjisë ruse në territorin europian e kalon detyrimisht ekonominë e kontinentit në krizë absolute.

Ky pra është plani i kupolës amerikane globaliste, i konstilacionit të atyre që kanë planifikuar në afatgjatë qeverisjen globale, viktimizimi i Europës dhe qytetarëve të saj.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Putin Shpalli Ligjin e Luftës në 4 Republikat e Inkorporuara

Next Story

Europa që Burgos Lirinë

Latest from Info