Europa që Burgos Lirinë

/

Anne-Laure Bonnel ësht një regjisore e re franceze, gazetare dhe lektore, nënë gjithashtu.

Vendosi të bëjë një dokumentar për situatën në rajonet rusishtfolëse të Ukrainës. Në dokumentarin e saj ajo vendosi të shoqërojë Aleksandrin, babanë e një familjeje ukrainase, në rajonin Donbass, në një zonë proruse.

Në një Rajon në zemër të luftës, regjisorja kap imazhet e tmerrshme të një konflikti vdekjeprurës dhe një fatkeqësie të paprecedent humanitare.

Bonnel thekson se gjatë punës për filmin është fokusuar tërësisht tek fatet njerëzore dhe ana e kundërt e luftës, duke e lënë prapaskenën e kontekstit politik.

Si gazetare dhe studiuese, ajo depërton në jetën e përditshme të popullatës civile, pasi janë ata që bëhen viktimat kryesore të konfliktit.

Bonnel arriti të kapte plagët fizike dhe shpirtërore të njerëzve, plagë të padukshëm për syrin e lirë, por të gdhendura në mendjet dhe zemrat e popullatës civile, frikën, zinë, kaosin. Regjisorja përjetoi tmerret dhe humbjet e konfliktit të përgjakshëm. Gjatë xhirimeve, një anëtar i ekipit të saj teknik u rrëmbye dhe u vra.

Gjatë 11 muajve të punës së saj, operacionet ushtarake të ushtrisë ukrainase në lindje të Ukrainës shkaktuan vdekjen e më shumë se 10.000 civilëve në Donbass.

Me xhirime të gjalla dhe autentike, Donbass i ngjan një filmi rruge të krijuar në kërkim të vlerave të humbura. Megjithatë, sipas regjisores, puna e saj është para së gjithash një metaforë e luftës, e cila konsiderohet “në dimensionin njerëzor” pa konsiderata politike. Me këtë apel filmi u prezantua në festivalin “Au cœur des Droits Humains”, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar për të Drejtat e Njeriut.

“Ne duhet të jemi në gjendje t’i rezistojmë çdo dhune që një person është në gjendje të bëjë dhe të mos harrojmë atë që lufta u bën njerëzve”, thotë Anne Bonnel.

Dokumentarin që realizoi në vitin 2016 sot, u bë shkak që Universiteti i Parisit, ku dhe punonte e pushoi nga puna pas 15 vitesh, e pushoi vetëm mes një mesazhi në E-mail, me motivacionin: “Veprimet tuaja nuk janë në përputhje me vlerat e institucionit”.

Kjo është Europa e Lirë…!

Më poshtë mund të shikoni dokumentarin:

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Bomba" nga Bill Gates për Europën

Next Story

Francë: Protesta, Polici & Dhunë

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe