“Guru” i Financave Nouriel Roubini Parashikon Krizë më të Thellë se e 1970

/

“Guru” i financave dhe tregut Nouriel Roubini parashikon një krizë më të keqe dhe më të thellë se ajo e vitit 1970, që e quan “kriza e staniacionit ndryshe nga çdo gjë që kemi parë ndonjëherë”.

I njohur sidomos nga vitet e krizës ekonomike, Nouriel Roubini nuk mund të mos pozicionohej sërish për krizën e paprecedent energjitike, madje duke parashikuar se do të vijnë më të keqia, në të njëjtën kohë që tashmë, veçanërisht shoqëritë europiane janë tronditur, me demonstrata të vazhdueshme, çmime të shtrenjta dhe inflacionin, që trondisin ekonominë.

Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, reagimi i OPEC+ dhe bllokimet e mëparshme kanë shkatërruar ekonomitë dhe më e keqja është përpara sipas N. Roubini, siç përmend ai në një intervistë të tij.

Ndërkohë qeveritë, ajo që bëjnë është që vazhdojnë të flasin për sanksione dhe thjesht të premtojnë disa përfitime!

Sipas Bloomberg, ekonomisti i njohur dhe autori i librit “MegaThreats” (MegaKërcënimet), ka dhënë një intervistë për një podcast të njohur dhe ka shprehur vlerësimin e tij për gjërat ogurzeza që vijnë.

Siç thotë ai, ndryshe nga vitet 1970, nivelet e larta të borxhit të sektorit privat do ta bëjnë më të vështirë luftimin e çmimeve të larta dhe situata do të jetë shumë e vështirë për ta menaxhuar nga bankat qendrore. Gjithashtu, në vazhdë të kësaj, në tregjet financiare gjërat do të nisin të shkojnë “gabim”.

Në një artikull në revistën “Time” në të njëjtën kohë, ai i referohet një “krize staniaciono-inflancioniste ndryshe nga çdo gjë që kemi parë ndonjëherë më parë”.

Ai flet për një kombinim ekonomik toksik “të rritjes së ulët ekonomike dhe inflacionit të lartë” që përfundimisht do të çojë në “falimentime të mëdha dhe kriza financiare të njëpasnjëshme” globalisht në vitet e ardhshme.

Vlen të përmendet se në vitin 2006, Roubini paralajmëroi se një kolaps në tregun e pasurive të paluajtshme në SHBA ishte në rrugën e tij, duke ardhur dhe vërtet ndodhi pas 2 vitesh të parashikimit të tij. Një arsye më shumë për të marrë seriozisht çdo analizë të tij.

Sërish me emfazë përsëris se, Roubini u konfirmua me flluskën e pasurive të paluajtshme që parashikoi, pasi flluska plasi në SHBA dhe shpalosi krizën e gjatë financiare botërore, ndaj dhe ajo që përmend ekonomisti i famshëm ndoshta nuk duhet të kalojë pa u vënë re.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Soros & Regjimi i Kievit - Një Pakt me Djallin

Next Story

Harta e Grushteve të Shtetit që Ka Organizuar SHBA

Latest from Info