Rekordet Botërore Guinness: Kjo është zyrtarisht dita më e keqe e javës.
Njoftimi u bë viral brenda pak minutash.
Libri i famshëm “Guinness” i botuar çdo vit zakonisht shpërblen rekorde botërore për ata që kanë arritur diçka që tejkalon mesataren e njeriut ose kafshës.
Ata që marrin një çmim “Guinness” sigurisht që i përkasin një klase elitare njerëzish.
Që nga 17 tetori, edhe ‘e Hëna’ është në një kategori të tillë, pasi Rekordet Botërore Guinness e caktuan zyrtarisht të hënën si ditën më të keqe të javës.
Duke ardhur nga një fundjavë plot kohë të lirë, ngjarje sociale, gjumë të mirë dhe të shumtë, nuk është çudi që të gjithë i urrejnë të hënat. Kalimi i papritur në stilin e jetës nga diçka argëtuese dhe relaksuese, në diçka jo aq argëtuese, mund të shkaktojë gjithashtu një shqetësim të konsiderueshëm të humorit.
Njoftimi i GWR u bë përmes Twitter dhe brenda pak minutash u bë ‘viral’, pasi mijëra përdorues ranë dakord. Ky postim i veçantë në Twitter mblodhi mbi 400 mijë pëlqime dhe 80 mijë retweet.
GWR tha: “Ne po i japim zyrtarisht të hënës rekordin e ditës më të keqe të javës”.