Makron Sulmon Ashpër Presidentin Biden

/

Sulm i ashpër i Presidentit francez Makron ndaj Presidentit amerikan Biden për gazin natyror dhe politikën tregtare.

Kritika të forta kundër SHBAsë nga Emmanuel Makron. Presidenti francez e bëri të qartë se Amerika po ndjek “dy standarde” kur bëhet fjalë për politikën tregtare dhe energjitike.

“Ekonomia e Amerikës së Veriut bën zgjedhje në bazë të atraktivitetit, të cilën unë e respektoj, por po funksionojnë me dy standarte, me çmime më të ulëta energjie brenda vendit, ndërsa jashtë vendit gazi natyror i shitet Europës me çmime rekord”, tha Emmanuel Makron gjatë konferencës për shtyp në Bruksel.

“Përveç kësaj, lejojnë që mbështetja shtetërore të arrijë deri në 80% në disa sektorë, ndërsa këtu është e ndaluar. Këto janë standarde të dyfishta, ndërkohë që duhet të bëhet fjalë për ndershmëri në tregtinë transatlantike”, shtoi ai.

BE është shqetësuar nga paketa stimuluese e miratuar nga Administrata Biden, e cila ofron subvencione për prodhimin e makinave elektrike në Amerikën e Veriut dhe ofron atë që zyrtarët ezropianë thonë se është mbështetje për ekonominë e gjelbër, me kushte që nuk janë të drejta për tregtinë transatlantike.

Siç thekson Bloomberg, 44-vjeçari Makron pritet të ndalet në këto çështje kur të vizitojë Uashingtonin, për një vizitë zyrtare të planifikuar në fillim të dhjetorit. Vizita vjen pak më shumë se një vit, pasi marrëdhënia dypalëshe Francë-SHBA pësoi një goditje të madhe kur Australia hoqi dorë nga një marrëveshje e madhe për të blerë nëndetëset franceze, në favor të nëndetëseve amerikane me energji bërthamore.

Franca më pas tërhoqi përkohësisht ambasadorin e saj në SHBA, por marrëdhëniet u përmirësuan pasi Makron u takua me Joe Biden në Romë, në kuadër të Samitit G-20.

Biden u zotua të mbështesë Francën në luftën e saj kundër terrorizmit dhe pranoi rëndësinë e forcimit të mbrojtjes së BEsë. SHBA dhe Europa kanë krijuar gjithashtu një marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushtë pune për t’iu përgjigjur pushtimit rus të Ukrainës.

Çdo ditë e më shumë SHBAtë tregojnë politikën e tyre ndaj Europës dhe Europa po kupton (si padashur) që po mbetet viktima e një marrëveshjeje me përfitime, deri për momentin, njëpalëshe, me një luftë që po zhvillohet brenda kontinentit të saj dhe që nuk përjashtohet përshkallëzimi edhe në territore dhe rajone të tjera jashtë Ukrainës. Në këto kushte Europa duhet të marrë masa të menjëherëshme për të shmangur rebelimin e qytetarëve të saj dhe qeveritë e anëtarëve të BEsë, shumica e tyre, duket se kanë hyrë në një rrugë pa kthim me sanksionet kundër Rusisë, me premtimet për mbështetjen e Ukrainës në këtë luftë, që i kanë shaktuar një krizë të mirëfilltë energjitike dhe ekonomike, rritje çmimesh dhe inflacion, si dhe rrënie të nivelit të mirëqënies së banorëve të kontinentit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Francezja Thumbuese Charlie Hebdo: "Dhe tani Kemi Kaluar në Anën e Errët"

Next Story

Ishulli i Turpit - Atje Ku Fëmijët nuk Hanë, nuk Flasin & Vrasin Veten

Latest from Info