Shtetet Turke të Euroazisë me Një Alfabet të Përbashkët

/

Turqia krijon “Turan”-in. Shtetet turke të Euroazisë do të kenë një alfabet të përbashkët. Planet e Ankarasë për një “BE” turke.

Turqia po ecën me shpejtësi drejt krijimit të “Turanit të Madh” ose një “BEje” turke duke promovuar krijimin e “Komitetit të Alfabetit të Përbashkët” që synon të përshpejtojë proçesin e unitetit gjuhësor dhe kalimin e shteteve turke në një alfabet të përbashkët.

Komiteti i cili do të mbajë takimin e tij të parë në Kirgistan, do të punojë për alfabetin e përbashkët të botës turke.

Për të krijuar një hapësirë ​​të përbashkët të gjerë turke nga Mesdheu në Mongoli, duhet të plotësohen tre parametra:

a. Integrimi ekonomik; b. Fuqia e përbashkët ushtarake & c. Gjuha e përbashkët.

Siç e dini, gjuha ka dy versione, të folurit dhe të shkruarit.

Depërtimi i Turqisë në hapësirën euroaziatike është agresiv dhe i thellë, me rezultat që ka arritur të krijojë një hapësirë ​​të përbashkët turke brenda së cilës ajo ushtron ndikim gjeopolitik.

Duke përfituar nga ekzistenca e kombeve dhe shteteve turke, Turqia kërkon krijimin e një “BEje” turke, të gjerë dhe të populluar, mbi bazën e së cilës nuk do të ketë nevojë për BEnë “origjinale”.

Në thelb bëhet fjalë për zonën mitike të Turan-it, “djepin” e kombeve turke (deri tek ‘Pema e Molllës së kuqe’ që përmendte profeti Shën Kozma).

Ajo tashmë ka bërë hapa të shpejtë drejt një bashkimi tregtar dhe ekonomik dhe po ecën gjithashtu drejt krijimit të një force të përbashkët ushtarake turqishtfolëse në linjat e NATOs, ose të CSTO Euroaziatike, pas kryengritjes së janarit 2022 në Kazakistan.

Tani Presidenti turk po promovon homogjenitetin gjuhësor midis shteteve turke për të përfunduar themelimin e “Turan-it” në praktikë.

Sipas Jeni Safak, në “Komitetin e Alfabetit të Përbashkët të Botës Turke” të mbajtur në Bursa muajin e kaluar, me rastin e 90-vjetorit të Ditës së Gjuhës, u morën vendime që do t’i paraqiten Organizatës së Shteteve Turke (TDT).

Konferenca u mbajt nën kryesimin e Kryetarit të Shoqatës së Gjuhës Turke (TDK) Gürer Gülsevin, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Këshillit të Aksakallar (pleqve) të Organizatës së Shteteve Turke dhe Zv.Presidentit të Partisë AK, Binali Yildirim.

Shkencëtarët nga shtetet turke dhanë informacione për alfabetin dhe proceset historike të përdorura në vendet e tyre, u theksua se kalimi në alfabetin e përbashkët duhet të përshpejtohet dhe të zhvillohet zbatimi i tij.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Bomba "e Pistë" - Harta e Kontaminimit

Next Story

Lëvizja Aktiviste "Just Stop Oil" Një Tjetër Investim Leftist Globalist - Sulm Artit

Latest from Info

Ati ynë!

Teksa studiojmë “Ati ynë” që na mësoi Jezu Krishti, kuptojmë gjithnjë e më shumë se është