Fundi i makinave elektrike? Ndoshta!
Nuk ka më rezerva të mjaftueshme të litiumit dhe kobaltit në planet, lëndë të para të nevojshme për prodhimin e makinave elektrike.
Çfarë na thotë hulumtimi finlandez?
Hulumtimi i energjisë alternative i kryer për një agjenci qeveritare finlandeze nga profesori i asociuar Simon Michaux thotë se, është shumë e vështirë, deri e pamundur të gjesh litiumin dhe kobaltin e nevojshëm për të përmbushur nevojat e prodhimit të baterive në botë. (Kemi shkruar një artikull për këtë, për mungesën e këtyre lëndëve të para, dy muaj më parë.)
Duke iu referuar objektivit të Britanisë për ‘Emetimet Zero’ për vitin 2050, Michaux thotë se, “thjesht nuk ka kohë të mjaftueshme, as burime për të arritur objektivin aktual”.
Për të përmendur vetëm një shembull sesa pa kosto është “Net Zero”, Michaux vëren se “teorikisht” ka mjaft rezerva globale të nikelit dhe litiumit, nëse ato përdoren ekskluzivisht për prodhimin e baterive për automjetet elektrike. Gjë që rezulton e pamundur.
Por nuk ka mjaft kobalt dhe do të duhet të zbulohen më shumë rezerva nëse ekzistojnë diku.
Si vendosën të ndërmarrin një hap të tillë, në kuadër të Ekonomisë së Gjelbër, pa bërë një studim paraprak të rezervave të lëndës së parë të nevojshme? Gjithçka një fiasko!
Por çështja merr një trajektore edhe më të keqe.
Të gjitha bateritë e reja kanë një jetëgjatësi 8 deri në 10 vjet, kështu që bateritë e reja duhet të prodhohen rregullisht, me lëndën e parë dhe nuk mund të vijnë nga riciklimi.
“Kjo nuk ka gjasa të bëhet e mundur, gjë që sugjerojmë që zgjidhja e lëvizjes me bateri të automjeteve mund të ketë nevojë të rimendohet”, thotë profesori.
Të gjitha këto probleme shfaqen në gjetjen e masës së litiumit në planet, për bateritë jonike, që peshojnë 286.6 milionë tonë, bateritë e nevojshme pra. Megjithatë, një “rezervë e ndërmjetme e energjisë” prej 2.5 miliardë tonë bateri të tjera, kërkohet gjithashtu për të siguruar funksionimin e sistemeve UPS (furnizimi me energji të pandërprerë), sisteme që funksionojnë me bateri rezervë, për të gjitha nevojat e tjera globale.
“Sigurisht, kjo thjesht nuk është e disponueshme nga rezervat minerale globale”, thotë Michaux.
Michaux dërgon një mesazh të qartë paralajmërues. Pritshmëritë janë që ndërmarrjet industriale në nivel global të zëvendësohen nga një ekosistem, proçes kompleks lidhur me energjisë industriale, që iu desh më shumë se një shekull për t’u ndërtuar.
Ajo u ndërtua me mbështetjen e burimit të energjisë më të dendur në kalori, që bota ka njohur ndonjëherë (nafta), lëndë me bollëk, e lirë, me kredi të disponueshme dhe burime minerale në dukje të pakufishme.
Zëvendësimi, vëren ai, duhet të bëhet vetëm kur të ketë energji shumë të shtrenjtë, një sistem financiar të brishtë të ngopur me borxhe dhe minerale të pamjaftueshme.
Me pak fjalë studiuesi na bind se kjo ndërmarrje për makinën elektrike ishte një eksperiment i nxituar dhe i pastudjuar mirë, nga europianët të paktën.
Më e vështira nga të gjitha, duhet bërë brenda disa dekadash, me hapa të mençur dhe të menduar. Bazuar në përllogaritjet e tij, studiuesi është i mendimit se plani për zëvendësimin e motorëve të dyfishtë, me djegie të brendshme nuk do të funksionojë.