Sulm Ukrainas në Kherson & Tërheqje me Humbje – Pritet Suport Amerikan

/

Sulmi tjetër, i gjashti në radhë i Ukrainës në Kherson, por që përfundon sërish me dështim dhe tërheqje. Kësaj here forcat ajrore bënë ukrainasit të tërhiqen, përveç humbjeve që lanë në fushëbetejë.

Luftimet e ashpra të së dielës deri në orët e vona të natës në rajonin Kherson, shënuan një tjetër humbje.

Në beteja, forcat ajrore ruse dhe parashutistët (VDV) luajnë një rol vendimtar, të cilët, si në fazën e parë të sulmit për kapjen e aeroporteve të Kievit, dëshmojnë se janë luftëtarë që mund të kryejnë të gjithë gamën e misioneve.

Ishujt e blinduar ukrainas janë shkatërruar nga breshëria e zjarrit rus me armët Kornet-E VDV dhe artileria ruse që lëvizte me armë vetëlëvizëse.

‘Kornet-E’ është arma antitank që mund të shpojë deri në 1.2 metra çelik!

Ushtria ukrainase tani më pa ndihmën e Amerikës dhe NATOs, nuk mund ta vazhdojë luftën më shumë se dy javë, thonë ushtarakë ukrainas dhe burime nga agjensi lajmesh, që janë tejet të shqetësuar me pasivitetin, kryesisht të vendeve të Europës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kandidatët për Kryeministër të MB

Next Story

Protesta nga Franca në Australi: "Nuk do të Vdesim nga Uria për Hir të Zelenskit!"

Latest from Info