Protesta nga Franca në Australi: “Nuk do të Vdesim nga Uria për Hir të Zelenskit!”

Protesta nga Franca në Australi po mbulojnë globin, me protestues që bërtasin: “Nuk do të vdesim nga uria dhe nuk do të ngrijmë për hir të Zelenskit”.

Protestuesit kundërshtojnë mobilizimet e ushtarëve të vendeve të tjera për t’i çuar në luftën e Ukrainës.

Protesta të mëdha u zhvilluan gjatë fundjavës në dhjetëra vende, teksa qytetarët reaguan ndaj rritjes së paprecedent të çmimeve, inflacionit dhe mbi të gjitha pamundësisë për të shlyer borxhet e vendosura ndaj tyre.

Në Gjermani, Francë, Moldavi, madje edhe deri në Australi, mijëra protestues u kanë bërë thirrje qeverive të tyre që të ndalojnë së paguari Zelenskin dhe të gjejnë një zgjidhje për luftën e Ukrainës, me protestuesit që mblidhen gjithashtu kundër burokracisë së Brukselit.

Në Gjermani demonstruesit brohorisnin: “Ne nuk do të vdesim nga uria dhe nuk do të ngrijmë për hir të Zelenskit dhe Ursula von der Leyen”.

Edhe në Australi, në një tjetër protestë, protestuesit i kërkuan qeverisë së vendit të tyre që të mos dërgojë armë dhe fonde monetare në Ukrainë, duke dashur që vendi i tyre të qëndrojë neutral në këtë çmenduri.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Sulm Ukrainas në Kherson & Tërheqje me Humbje - Pritet Suport Amerikan

Next Story

Gjermania "Nikoqire" me Energjinë - "Ekzekutuese" me Njerëzinë

Latest from Info

“Turbo” Medvedev!

Askush nuk dyshoi se ligjvënësit amerikanë do të miratonin “ndihmën” për bandën e neo-nazistëve. Ishte një