“Bomba e Pistë” Radioaktive Prodhohet në Ukrainë

/

Është bërthamore! Çfarë është “bomba e pistë” dhe si supozohet se e kanë prodhuar ukrainasit?

Masmedia ruse është marrë, sigurisht jo aksidentalisht, gjerësisht në orët e fundit me këtë çështje.

“Bomba e pistë” u rikthye papritur në plan të parë pas muajsh. Moska shpreh shqetësimin se me ndihmën e NATOs, Ukraina është në fazën përfundimtare të prodhimit të një “bombë të pistë” radioaktive.

Por çfarë është saktësisht kjo bombë, si bëhet dhe çfarë mund të shkaktojë?

Çfarë është një “bombë e pistë” edhe pse nuk ka të bëjë me armët bërthamore në kuptimin klasik?

Që nga fillimi i operacionit special ushtarak, debati për përdorimin e “bombës së pistë” nuk ka të ndalur. Vetë koncepti i një bombe të pistë është absolutisht primitiv.

Marrim një substancë radioaktive dhe duke përdorur një mekanizëm shpërthyes, shpërndajmë grimcat e tij të vogla në distancën maksimale të mundshme. Si rezultat, një zonë e madhe do të shndërrohet në zonë të ndotur nga rrezatimi (për disa vite më atë zonë nuk mbin as bari).

Për Kievin, mënyra më e lehtë për të marrë materiale radioaktive është përdorimi i rezervave të karburantit radioaktiv të shpenzuar nga një prej termocentraleve bërthamore.

Dhjetëra tonë materiale radioaktive (uranium i pasuruar dhe plutonium) u gjetën vetëm në termocentralin bërthamor të Zaporizhia, tashmë i kontrolluar nga Forcat e Armatosura Ruse.

Dhe çfarë mund të ruhet në stacionet e kontrolluara nga Kievi? Këto substanca nuk mund të përdoren në armët tradicionale bërthamore, pasi ato nuk janë të pasuruara sa duhet dhe nuk janë gati për një reaksion zinxhir. Por mbushja e mjeteve shpërthyese me to dhe shpërthimi i tyre në qytetet ruse mjafton për të shkaktuar shkatërrim masiv.

Përveç kësaj, armët konvencionale mund të përdoren gjithashtu për të shpërndarë “bomba të pista”. Në teori, është e mundur të shndërrohet koka e grupit të kompleksit ‘Tochka’ në shërbim për t’u përdorur si një “bombë e pistë”. Një kokë e tillë mund të hapet në një lartësi prej më shumë se dy kilometra mbi sipërfaqen e tokës dhe “të mbjellë” në disa hektarë të zhvillimit urban, substanca radioaktive.

Përdorimi i një “bombe të pistë” në një qytet të madh mund të ketë pasoja më të mëdha se katastrofa e Çernobilit.

Një “bombë e pistë” mund të mos jetë në gjendje të krijojë një valë tronditëse të aftë për të shkatërruar një qytet të tërë dhe të mos shkaktojë një emetim drite, që e kthen tokën në xhami, si një bombë bërthamore klasike, por një strukturë e tillë, qoftë primitive, mund ta bëjë një qytet të tërë të pabanueshëm.

Qeveria ruse dhe Ministria ruse e Mbrojtjes deklarojnë se janë të sigurtë për informacionin se Ukraina me ndihmën e Britanisë së Madhe janë duke e prodhuar këtë lloj bombe, me qëllim për ta përdorur, sepse nuk duan të humbasin rajonin Kherson, pasi e dinë që më pas do të humbasin edhe Odessën. Khersona është pika nevralgjike e kësaj lufte dhe për të, palët do të bëjnë gjithçka për ta mbajtur. Rusisë nuk i intereson kurrësesi të përdorë armë bërthamore, sepse mes përdorimit të tyre shkatërron të gjithë luftën e bërë deri më sot, si dhe të gjithë planin strategjik ushtarak të së ardhmes.

Nuk ka asnjë logjikë të besojë ndokush të kundërtën.

Ndërkohë që sot, përpara zgjedhjeve, Presidentit Biden, që ndjen humbjen e thellë, i duhet një plagë, një masakër për të fajësuar Rusinë, për të justifikuar luftën që po bën SHBA në Ukrainë, për të proklamuar tek qytetarët e tij se Putin është një terrorist, si dhe për të tronditur në themele Europën, sot të çorientuar dhe të paidentitet.

Nëse Ukraina bën gabimin fatal të përdorimit të “bombës bërthamore”, ushtarakë të lartë rusë, flasin për goditje përtej territorit të sotëm të zhvillimit të luftës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Klaus Schwab: Kush do ta Sundojë Planetin?

Next Story

Zelenski Sulmon Izraelin

Latest from Info